Sport

Shotani: Mos të fillojnë garat, futbollistët do të infektohen

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 18 May 2020

Klubeve të futbollit në Kosovë prej sot i është lejuar t’i kthehen stërvitjeve në grup, ka bërë të ditur Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka zhvilluar një takim me krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi – kryetar dhe Eroll Salihu – sekretar.

Ministrja tha se ndeshjet duhet të zhvillohen pa shikues dhe të kihet kujdes maksimal që mos të jetë shkaktar sporti që edhe një person i vetëm të infektohet me COVID-19, shkruan Gazeta OLLE.

Ndaj këtij vendimi ka dalë trajneri i njohur vushtrrias, Bekim Shotani.

-Advertisement-

Sipas tij, shëndeti i futbollistëve pritet të rrezikohet me rifillimin e kampionatit.

Madje, Shotani apelon Ministrinë e Shëndetësisë, Arben Vitinë të mos lejojë vazhdimin e kampionatit.

“Koha është mjaft e shkurt për mini-fazë përgatitore. Do kenë shumë punë stafi mjekësor gjatë kësaj periudhe pasi do të ketë lëndime dhe vështirësi muskujsh tek lojtarët”, tha fillimisht Shotani.

“Stërvitja në grup nuk do të ketë aspak efekt, sepse nuk do ketë mundësi përfundimi të kampionatit pasi ai do të ndërpritet prapë pas 3 apo 4 xhirosh kur do të infektohen lojtarët. Kjo do të bëjë që skuadrat të humbasin edhe garat evropiane, madje edhe fillimin e kampionatit të ri 2020/21”, shtoi tutje Shotani.

“I apeloj Ministritë Vitia që mos të lejon fillimin e garave. Nuk pajtohem për vazhdim të kampionatit asesi, kam frik se do të ketë futbollistë të infektuar dhe pastaj do të jetë shumë vonë. FFK duhet ta mbyll këtë kampionat, nuk e di pse nuk po e bën këtë”, përfundoj Shotani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera