Lajme

Shoshi: Asnjë zyrtarë publik sot nuk ka mundësi që ta dijë se cila është paga e tyre

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 22 December 2022

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se sot asnjë zyrtarë publikë nuk ka mundësi që ta dijë se cila do të jetë paga e tyre mujore.

Ajo shprehet se “në Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik, neni 9, ka përcaktuar se ‘vlera monetare e koeficientit përcaktohet me ligjin vjetor të buxhetit’ e koeficienteve nuk kanë vlerë fikse monetare dhe mungojnë indikatorët të caktuar mbi bazën e të cilëve, të paktën, do të mund të supozohej vlera e koeficientit”.

Rrjedhimisht, sipas saj, zyrtarët publikë kanë obligime personale e familjare, e me këtë projektligj nuk mund të kenë parashikueshmëri të shumës së pagës së tyre.

-Advertisement-

Kështu, deputetja opozitare theksoi se “kemi mungesë të respektimit të parimit të sigurisë juridike”.

“Vlera monetare e koeficientit duhet të jetë fikse e të përcaktohet me këtë Projektligj dhe e cila mund të ngritet përmes Ligjit për Buxhet por ASSESI në ASNJË mënyrë të ULET”, përfundoi ajo në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera