Rozë

Shoqëria tejkalon bindjet politike, kështu zgjedh këngëtarja shqiptare miket e zemrës…(Foto)

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 29 May 2017

Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa ka publikuar në rrjete sociale një foto me kandidaten për deputete në qarkun e Fierit, Erisa Xhixho.

Ajo i ka uruar Xhixhos fitore në zgjedhje pasi sipas saj e meriton për punën që ka bërë, por gjithashtu për njeriun e bukur që ajo është:

“Te uroj fitore ne zgjedhje e dashur Erisa Xhixho.  E njoh pasionin tend 12-vjecar per politiken. E njoh edhe punen tende te vyer prane LSI e Lri, por me shume njoh njeriun tend te bukur tek i cili kam besim te plote. Suksese yll !,”-përfundon postimi i saj. 

-Advertisement-

Megjithatë një nga ndjekëset e Tarifës në Instagram ka komentuar se kjo foto dhe ky dedikim janë tradhti ndaj nënës së këngëtares pasi bindjet e saj janë për Partinë Socialiste.

Megjithatë komenti i Enedës ka bërë që të mos vijojnë komentet: “Me fal po pse beheni kaq te çuditshme. Si i zgjedh mikeshat ti ? I pyet ç’fare bindjesh politike kane njehere. Mami im ka jeten dhe idealet e veta. Une s’kam ideale fare psh,”-përfundon komenti i këngëtares.

Sa iI përket anës profesionale nuk dihet se kur do të rikthehet Tarifa me një material të ri muzikor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera