Lajme

Shoqëria civile me kritika për seancën e fundit të Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 08 December 2024

Seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës pa pjesëmarrjen e opozitës ka nxitur reagime të shumta të shoqërisë civile.

Ata që e përcjellin punën e legjislativit thanë se projektligjet të cilat u kaluan në dy lexime brenda një dite, nuk janë shqyrtuar e konsultuar mjaftueshëm. Për këtë, u theksua se mund të ketë pasoja më vonë.

Atë që nuk e bënë për gjatë gjithë vitit, e përshpejtuan brenda një dite.

-Advertisement-

Pa opozitën, shumica parlamentare, të enjten, si rrallëherë, kaloi në dy lexime, disa projektligje të rëndësishme për qytetarët, raporton RTK.

E kjo ligjvënie e përshpejtuar nxiti reagimin e shoqërisë civile, e cila tha se kalimi i projektligjeve, pa u shqyrtuar mirë, do të ketë pasoja në të ardhmen.

I gjithë ky sesioni i Kuvendit të Kosovës u përcoll me mungesë kuorumi, bojkote e akuza pozitë-opozitë.

Si rrjedhojë, marrëveshje ndërkombëtare e projektligje tjera rrezikojnë të kthehen në pikën zero.

Gjatë sesionit pranveror, Kuvendi kishte miratuar 36 projektligje, 12 nuk kishin arritur të miratoheshin derisa 30 pika nuk ishin trajtuar fare

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera