Shoqëria civile i kërkon KE-së ta tërheqë propozimin për ndryshim të rregullores për pasaportat serbe

Autori: Gazeta inFokus
12:52 | 21 November 2023
Mbi 20 organizata të shoqërisë civile në Kosovë i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të tërheq Propozimin që i lejon udhëtim pa viza bartësve të pasaportave të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë (Koordinaciona uprava).
Lidhur me këtë, organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, i kanë drejtuar sot një letër të hapur Ylva Johansson, Komisionere Evropiane për Çështje të Brendshme, raporton Klan Kosova.
Sipas shoqërisë civile, nëse do të miratohet ky propozim, do ta lëndojë seriozisht qëllimin dhe zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë të vitit 2023 që bazohen në parimin e respektimit të integritetit dhe sovranitetit të dyanshëm, marrëveshjeve paraprake për largimin nga Kosova të strukturave paralele të shtetit të Serbisë, si dhe besueshmërinë e Bashkimit Evropian si një ndërmjetësues i paanshëm në këtë dialog.
“Do të sfidojë seriozisht përparimet në integrimin e qytetarëve serb të Kosovës nëpërmjet pajisjes me dokumente të Kosovës, manifestuar ndër të tjera edhe nëpërmjet pajisjes masive me pasaporta të Kosovës gjatë javëve të fundit; do t’i nxisë dhe inkurajojë strukturat kriminale që veprojnë në pjesën veriore të Kosovës që të vazhdojnë me kërcënime e kanosje të qytetarëve serb të Kosovës që synojnë të integrohen në jetën shoqërore dhe politike të vendit”, thuhet në letrën e shoqërisë civile.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Lajçak njofton se po përgatitet për raundin e ri të bisedimeve me Bislimin dhe Petkoviqin
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak,...
-
Ky është viktima e tentim vrasjes në Pejë
Në orët e hershme të së dielës ka ndodhur një tentim vrasje në Pejë. Rrugës p...
-
Mediat britanike: Bandat shqiptare ‘oferta’ për festa, 5 mijë funte për kalim në Angli
Emigrimi i paligjshëm i emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe vijon ...
-
Kurti në Berlin: Mërgata jonë mbetet motor kryesor për zhvillimin ekonomik të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti ka takuar sot bashkatdhetarët tanë në Berlin të Gjer...
-
Diplomati holandez: Serbia të përcaktohet se cilën rrugë do ta zgjedhë
Diplomati holandez, Pieter Feith, ka kritikuar politikën e Serbisë. Ai thotë ...
-
“Përkeqësimi i ambientit për të bërë biznes”, edhe Ministrja Hajdari i reagon Avdullah Hotit
Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari i ka reaguar deputetit të Lidhjes Demokr...
-
Kështu duket kryeqyteti në fundvit
Sheshet e kryeqytetit kanë marrë pamje tjetër në prag të festave të fundvitit...
-
Murati i reagon Hotit që tha se ambienti i të bërit biznes në Kosovë është përkeqësuar
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka reaguar dep...
-
VV: S’ka asnjë shpjegim që komunat e drejtuara nga PDK, LDK e AAK nuk ua falën qytetarëve 100 eurot e tatimit në pronë
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një postim lidhur me “100 eurot e tatimit në pro...
-
Blinken: Izraeli duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët e Gazës
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i kërkoi Izraelit të bëjë më s...
-
Qeveria Kurti, në tre vjet asnjë njohje ndërkombëtare
Në tre vite qeverisje nga Albin Kurti, Kosova nuk ka mundur të realizojë asnj...
-
Reshje bore në Shqipëri, probleme në një pjesë të Rrugës së Arbrit
Ditën e sotme janë rikthyer reshjet e borës në disa pjesë të Shqipërisë, teks...