Lajme

Shoqata e Transportit Rrugor ka një kërkesë për qeverinë

Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 10 June 2022

Këshilli Drejtues i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve në mbledhje të jashtëzakonshme ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të largohet akciza në furnizimin me derivate të naftës për transportin ndërurban, deri në normalizim të situatës.

Kështu kanë bërë të ditur nga kjo shoqatë me anë të një komunikate për media, duke vlerësuar se kompanitë gjegjëse janë në prag të falimentimit, shkruan lajmi.net.

“Si përfundim, Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që për një periudhë të caktuar kohore të hiqet akciza për furnizimin me derivatet e naftës për sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve me autobusë apo lirimin nga TVSH të furnizimit me derivatet e naftës, deri në normalizimin e situatës së krijuar”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

“Miratimi i këtyre kërkesave do t’i ndihmonte kompanitë që janë në prag të falimentimit dhe njëkohësisht do të mbronte interesin publik të qytetarëve si masë parandaluese për rritjen e çmimit të biletave”, përfundon komunikata.

Kërkesat për ulje të akcizës në produkte të derivateve ka pasur edhe nga opozita dhe naftëtarët.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera