Lajme

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë i dërgojnë letër publike ministrit Vitia: Si është e mundur të bëhet një diskriminim i tillë

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 07 May 2021

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK, me shqetësim po e sheh procesin e vaksinimit të qytetarëve.

Ata i kanë dërguar letër publike ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke thënë se refuzimi i vaksinimit të stafit shëndetësor me vaksinën Astra Zeneca dha një shembull jo të mirë për qytetarët.

“Ditë më parë Kosova u furnizua me rreth 24 mijë doza të vaksinës ASTRA ZENECA, si donacion i mekanizmit COVAX. Të parët që kishin të drejtë të qasen në ato vaksina ishin stafi shëndetësor, pa dallim moshe, sëmundje, niveli etj. Edhepse stafi shëndetësor patën një të drejtë të tillë, një pjesë e madhe e tyre refuzuan të vaksinohen me vaksinën e lart-cekur, duke mos dhënë një shembull të mirë për qytetarët dhe duke mos u solidarizuar me kolegët e vet të cilët pa hezitim vendosën të marrin vaksina të tilla! Kjo prekë në esencë edhe etikën mjekësore dhe e vë në pikëpyetje epitetin “Hero” të cilin u’a dha shoqëria”, thuhet në letrën e tyre.

-Advertisement-

Politikani gjerman i prerë: Kufijtë në rajon janë të paprekshëm dhe duhet të mbeten të tillë

Ndërsa, ata thonë se me ardhjen e vaksinës Pfizer, MSH-ja prioritet për vaksinim ju dha atyre që refuzuan të vaksinohen me Astra Zeneca.

Ata pyetën ministrin Vitia se si është e mundur të bëhet një diskriminim i tillë.

“Me ardhjen e donacionit prej rreth 5000 vaksinave të PFIZER, Ministria e Shëndetësisë si radhë me prioritet për vaksninim me këtë vaksinë, prap i pa ata që refuzuan të vaksionohen me Astra–Zeneca. Si është e mundur që Ministria e Shëndetësisë të lejoj një diskriminim të këtillë?!

Përderisa Kosova ka mungesë masive të vaksinave dhe në anën tjetër ka shumë grupe të rrezikuara të shoqërisë (të cilët po vdesin në mënyrë të vazhdueshme), të privilegjohet stafi shëndetësor në këtë mënyrë, është e pa drejtë, jo etike dhe jo humane”.

Ata kanë bërë thirrje publike që të gjithë ata punëtorë që kanë refuzuar të vaksinohen kur e kanë patur radhën, të vendosen në fund të listës së pritjes.

“Secili duhet të merr konsekuencat e veprimeve të veta! Në anën tjeter, kërkojmë që sa më shpejtë të gjithë qytetarëve t’u jepet mundësia për t’u vaksinuar”, thuhet në përfundimin e letrës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera