Lajme

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve: Drejtori i SHSKUK’së duhet të jep dorëheqje

Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 05 July 2020

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë ka reaguar pas vdekjes së 12 pacientëve me COVID-19 në QKUK brenda 24 orëve

Përmes një komunikate për media, PRAK thotë se vdekja e 12 pacientëve dhe konfirmimi i 178 rasteve të reja me koronavirus tregon se institucionet e shëndetësisë nuk po arrijnë ta menaxhojnë fluksin e pacientëve.

“Sipas raportimeve të mediave, 4 nga 12 pacientët e vdekur kanë ndërruar jetë si rezultat i problemeve me Oksigjen. Kjo mbetet të vërtetohet nga institucionet përgjegjëse. Megjithatë, kujtojmë se një problem i ngjashëm ka bërë që ish-Drejtori i SHSKUK – së të jap dorëheqje. Duke e parë që një problem i tillë nuk është rregulluar edhe pas 3 viteve ne konsiderojmë se pesha e përgjegjësisë është edhe më e madhe. Prandaj kërkojmë nga Drejtori i SHSKUK – së që të jap dorëheqje nga pozita, ose të shkarkohet nga Bordi i SHSKUK – së. Jeta e pacientëve nuk duhet të jetë kundërvlerë e e çfarëdo pozite, por kjo duhet të bëhet për arsye morale dhe t’i jep hapësirë një hetimi të pavarur dhe një satisfaksion moral për familjarët e viktimave”, thuhet në reagim.

-Advertisement-

Po ashtu, PRAK thotë se masat e lirimit kundër COVID-19 të rekomanduara nga IKSHPK e të aprovuara nga MSh, kanë kontribuuar që gjendja të bëhet e pamenaxhueshme.

“Gjithashtu, ne konsiderojmë se masat e lirimit kundër COVID – 19, të rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe të aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë, kanë kontribuuar në një situatë ku gjendja bëhet e pa menaxhueshme”, thuhet në reagim.

Komunikata e plotë:

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK vlerëson se menaxhimi i Pandemisë COVID – 19 po shkon drejtë humbjes së kontrollit!

Vdekja e 12 pacientëve dhe konfirmimi i 178 rasteve të tjera të infektuara brenda 24 orëve tregon më së miri që institucionet shëndetësore nuk po arrijnë të menaxhojnë fluksin e pacientëve.

Sipas raportimeve të mediave, 4 nga 12 pacientët e vdekur kanë ndërruar jetë si rezultat i problemeve me Oksigjen. Kjo mbetet të vërtetohet nga institucionet përgjegjëse. Megjithatë, kujtojmë se një problem i ngjashëm ka bërë që ish-Drejtori i SHSKUK – së të jap dorëheqje. Duke e parë që një problem i tillë nuk është rregulluar edhe pas 3 viteve ne konsiderojmë se pesha e përgjegjësisë është edhe më e madhe. Prandaj kërkojmë nga Drejtori i SHSKUK – së që të jap dorëheqje nga pozita, ose të shkarkohet nga Bordi i SHSKUK – së. Jeta e pacientëve nuk duhet të jet kundërvlerë e e çfardo pozite, por kjo duhet të bëhet për arsye morale dhe t’i jep hapësirë një hetimi të pavarur dhe një satisfaksion moral për familjarët e viktimave.

Gjithashtu, ne konsiderojmë se masat e lirimit kundër COVID – 19, të rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe të aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë, kanë kontribouar në një situatë ku gjendja bëhet e pa menaxhueshme!

Kalimi nga masa rigoroze në masa tejet liberale pa u ngritur kapacitetet spitalore, ka kontribouar që institucionet të vijnë në prag të kolapsit. Është a pa shpjegueshme që në kohën kur rriteshin rastet e konfirmuara me COVID 19 masat preventive liroheshin edhe më shumë! Edhe më vështirë e shpjegueshme është reduktimi i gjurmimit të kontakte të personave të prekur me Covid 19. Publiku nuk u informua asnjëherë se pse kishte disproporcion të rritjes së numrit të rasteve, lirimit të masave dhe reduktimit të testimeve, edhe pse ishin premtuar testime masive.

Të vlerësosh se rekomandimet do të zbatohen nga qytetarë të cilët për 20 vite nuk kanë marrë edukim shëndetësor është një iluzion! Aq më tepër kur mbikëqyrja e respektimit të masave ka qenë minimale.

Siç është thënë shkarazi, lirimi i masave është bërë për “shëndetin e ekonomisë”. Të vësh në peshore shëndetin publik si kundërvlerë e “shëndetit të ekonomisë” është qasje skajshmërisht e gabuar. Por, përkundër kësaj vërehet që vendi po kthehet në pikën zero ku “shëndeti i ekonomisë” dhe ai publik do të jenë seriozisht të rrezikuar!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera