Lajme

Shoqata e Prokurorëve kërkon anulimin e vendimit të Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 24 November 2022

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka kërkuar anulimin e vendimit të Qeverisë për zbritjen e pagave të prokurorëve.

Përmes një komunikate, kjo shoqatë ka thënë se përkrahin vendimin e KPK-së, që është marrë dje për reduktimin e punëve të prokurorive vetëm në shërbime esenciale.
Komunikata e plotë:

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës kërkon anulimin e vendimit të Qeverisë

-Advertisement-

Prishtinë, 24 nëntor 2022 – Shoqata e Prokurorëve të Kosovës kërkon anulimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për përgjysmimin e pagave të prokurorëve.

Po ashtu, kjo shoqatë përkrah vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës të marrë dje në takimin e vetë të jashtëzakonshëm për reduktimin e punëve të prokurorive vetëm me shërbime esenciale, për pezullimin e të gjitha format të bashkëpunimit me përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe për veprimet tjera të që parasheh vendimi i KPK-së.

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës njofton opinionin publik se në koordinim me Këshillin Prokurorial të Kosovës do të ndërmerr veprime konkrete për kontestimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për uljen e pagave të prokurorëve, përmes rrugëve ligjore dhe organeve gjyqësore vendimmarrëse.

Gjithashtu, do të shqyrtohen edhe shkeljet e mundshme të dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe për hapat lidhur me këtë çështje opinioni do të njoftohet me kohë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera