Shoqata e historianëve në Deçan i reagon ambasadorit amerikan Philip Kosnett
Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 26 January 2021
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan ka reaguar pas OP-ED’it të ambasadorit amerikan në Gazetën Express, ku u deklarua lidhur me Manastirin e Deçanit, duke thënë se vendimi antiligjor i Kushtetueses për pronat private dhe pronat e “Apiko” dhe “Iliria” jashtëligjshëm dhe në mënyrë antikushtetuese i janë falë Manastirit të Deçanit.
“Ambasadori amerikan në Kosovë duhet të kuptojë se vendimi antikushtetues dhe antiligjor i Gjykatës Kushtetuese i majit të vitit 2016, është i marrë në bazë të vendimeve të kohës së masave të dhunshme të Millosheviqit, në periudhën 1990-1999, vendime këto që i ka shpallur null administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe si i tillë është vendim i papranueshëm dhe i pazbatueshëm”, thuhet në reagim.
Për më tepër, historianët e Deçanit thonë se ambasadori Philip Kosnett dhe ambasadorët e tjerë të akredituar në Prishtinë, duhet të kuptojnë lojën dyfytyrëshe të Igumenit të Manastirit të Deçanit, i cili është një nga arkitektet kryesore të luftës së shtetësisë së Kosovës.
Ai, si një person tepër i rrezikshëm, me angazhimet e tija dashakeqe, i ka bere shumë dëme Republikës së Kosovës. Udhëheqësit e Manastirit të Deçanit, para së të kërkojnë prona në kurriz të qytetarëve të Deçanit, duhet të kërkojnë falje për gjenocidin që ka kryer kisha, populli dhe shteti serb kundër shqiptarëve të Kosovës. Kërkoj që Komuna e Deçanit dhe Agjencia Kadastarle e Kosovës, që të mos e zbatojnë vendimin antikushtetuese dhe antiligjor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ngase me zbatimin e tij, zbatohen ligjet e Milloshevqit në Kosovë. Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”, duhet të shpallën pasur kombëtare e Kosovës. Çdo tentim për t’ia falë Manastirit të Deçanit, është veprim i gabuar dhe i papranueshme”, përfundon reagimi i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett deklaroi në opinonine publikuar në Gazetën Express se mosbindja ndaj sundimit të ligjit nga disa qeveri të udhëhequra nga parti të ndryshme të Kosovës, vë në pikëpyetje angazhimin e vendit për drejtësi të barabartë. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se shembull i tillë është rasti i pronësisë së Manastirit të Deçanit.
Gjykata Kushtetuese në vitin 2016 mori vendim sipas të cilit Manastirit të Deçanit i njihet e drejta e pronësisë për 24 hektarë tokë. Zyrtarë të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, në vazhdimësi kanë bërë thirrje që të respektohet vendimi i Kushtetueses.
Në vitin 2008, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Zona të Veçanta të Mbrojtura, i cili duhet të sigurojë mbrojtjen e manastireve ortodokse serbe, kishave, vendeve të tjera fetare, si dhe vendeve historike dhe kulturore të një rëndësie të veçantë për komunitetin serb dhe komunitetet tjera në Kosovës. Manastiri i Deçanit është njëra nga zonat e mbrojtura, sipas këtij ligji.
Të tjera
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...