Lajme

Shoqata e Gastronomëve jep detaje për masat e reja, muzika do të jetë e lejuar deri në 21:45

Autori: Gazeta inFokus 20:07 | 18 April 2021

Me vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës, është hapur edhe sektori i Gastronomisë, i cili do fillojë punën nga nesër.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës përmes një postimi në Facebook thanë se është në dorën e të gjithëve që me respektimin e këtyre masave dhe me dhënien e shembullit të mirë, që pas këtyre 14 ditëve të kemi masa edhe më të lehta në funksionimin e gastronomisë, dhe hapjen e sezones së verës sa më të shpejtë.

Të dashur gastronomë,

-Advertisement-

Nga nesër fillon punën gastronomia. Ju urojmë punë të mbarë dhe shëndet!

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës që nga vendimi i fundit për mbylljen e gastronomisë e deri para pak orësh ka qenë e angazhuar pa pushim në gjetjen e alternativave më të mira për funksionimin e bizneseve, përkatësisht rihapjen e tyre.

Nga mendime dhe propozime të ndryshme të ekspertëve shëndetësorë për operimin e bizneseve, ne jemi munduar që të propozojmë rekomandimet më të mira me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik dhe ekonomisë. Të gjitha rekomandimet që i kemi dhënë për Ministrinë e Shëndetësisë dhe grupin punues të IKSHPK-së, janë në përputhje me rekomandimet shkencore të ËHO-së, CDC-së, ECDC-së, dhe referenca nga vendet tjera, që në kombinim janë më të përshtatshmet për funksionimin e gastronomisë ne këtë gjendje të shëndetit publik.

Nga propozimet e IKSHPK-së për të funksionuar në hapësira të brendshme me 1 person në 8 m2, ne kemi arritur që të mundësojmë funksionimin e gastronomisë me 4 persona në 10 m2. Nga 12 persona në 100 m2, në 40 persona në 100 m2.

Nga propozimet e IKSHPK-së për të funksionuar me distancë prej 2 metra ndërmjet tavolinave me nga 4 persona, ne kemi arritur që të mundësojmë funksionimin e gastronomisë me 1 metër distancë ndërmjet tavolinave me 4 persona.

Nga propozimet e IKSHPK-së për të funksionuar me distancë prej 1.5-2 metra të personave fizik, ne kemi arritur që të mundësojmë funksionimin e gastronomisë me 1 metër distancë ndërmjet personave fizik.

Nga propozimet e IKSHPK-së për të operuar bizneset deri në ora 21:30, ne kemi arritur që të mundësojmë funksionimin e gastronomisë deri në ora 22:00.

Nga propozimet e IKSHPK-së që muzika duhet të ndalet në ora 20:30, ne kemi arritur që të shtyhet deri në ora 21:45.

Nga rekomandimet që ndalimi i qarkullimit të personave fizik të fillojë nga ora 22:00, ne kemi arritur që të shtyhet nga ora 22:30.

Për fund por jo më pak e rëndësishme. Është përgjegjësi e secilit prej nesh apo e secilit individ që të respektohen masat dhe udhëzuesit e përkohshëm, të cilat do të jenë në fuqi nga nesër.

Është në dorën e të gjithëve që me respektimin e këtyre masave dhe me dhënien e shembullit të mirë, që pas këtyre 14 ditëve të kemi masa edhe më të lehta në funksionimin e gastronomisë, dhe hapjen e sezonës së verës sa më të shpejtë. Në të kundërt, moszbatimi i këtyre masave do të sanksionohet shumë rreptë, me mbylljen e menjëhershme të lokaleve që nuk i zbatojnë, dhe me masa më të ashpra të Qeverisë për sektorin tonë.

GASTROSHEMBULL!

ERDHI VERA!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera