Lajme

Shoqata e Gastronomeve distancohet nga bizneset që kanë rritur çmimin e kafesë në disa komuna

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 24 April 2021

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës ka reaguar pasi disa biznese kane shtrenjtuar çmimin e kafes, shkruan Gazeta inFokus.

Shoqata e Gastronomeve përmes një njoftimi kanë thënë se distancohen nga ato veprime të kundërligjshme.

Situata aktuale me pandeminë në Zvicër, Gjermani dhe Austri

-Advertisement-

“Është raportuar se janë duke ndodhur marrëveshje sa i përket rritjes së çmimit të kafes të disa bizneseve në disa komuna të ndryshme të Kosovës. Shoqata e Gastronomëve të Kosovës distancohet nga këto veprime të kundërligjshme të cilat bijnë ndesh me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës. Rritja apo mosrritja e çmimit është vendim subjektiv i një biznesi e jo kolektiv. E kuptojmë që është bërë sfidë në vete arritja e likuidimit të shpenzimeve operative, kreditore, etj. mirëpo jo në mënyrë të tillë siç po raportohet”, thuhet në njoftim.

Ndërsa kjo shoqatë ka bërë thirrje për ndalimin të menjëhershëm të këtij veprimi. /Gazeta inFokus/

Është raportuar se janë duke ndodhur marrëveshje sa i përket rritjes së çmimit të kafes të disa bizneseve në disa komuna…

Posted by Shoqata e Gastronomëve të Kosovës on Saturday, 24 April 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera