Shoqata e Bankave reagon ndaj grabitjeve
Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 27 November 2018
Shoqata e Bankave të Kosovës reagon ndaj grabitjeve gjithnjë në rritje në Kosovë
Sipas kësaj Shoqate gjatë vitit 2018, sektori bankar në Kosovë është ballafaquar me një numër të paprecedent të rasteve të sulmeve fizike ku shumica prej tyre ishin grabitje të kryera nga grupe të rrezikshme kriminale të armatosura me armë të gjata.
“Derisa dëmet materiale ishin të larta, Shoqata e Bankave të Kosovës shpreh shqetësimin më të madh për sigurinë e klientëve dhe stafit të bankave. Sektori bankar punëson rreth 3500 punëtorë dhe shërben mijëra klientë për çdo ditë duke ofruar kështu shërbime financiare shumë të rëndësishme për ekonominë e Kosovës prandaj për bankat është prioritet kryesorë që klientët e tyre të ndihen rehat dhe të sigurte në marrjen e shërbimeve në banka si dhe që punonjësit e bankave të kryejnë punën e tyre në një mjedis të sigurt”, thuhet në komunikatë.
Sipas komunikatës në disa nga këto sulme, punonjësit e bankave janë lënduar dhe është dashur të pranojnë trajtim mjekësor pasi që këto grupe mafioze janë zakonisht shumë të rrezikshëm dhe të dhunshëm në sulmet e tyre.
Për më shumë, këto grabitje i fuqizojnë këta kriminelë që të përdorin paranë e vjedhur për të blerë në mënyrë të jashtëligjshme armë, drogë dhe të kryejnë shumë krime tjera brenda Kosovës dhe në rajon, duke rezultuar në gupe të organizuara kriminale gjithnjë e më të fuqishme, gjë që paraqet kërcënim për sigurinë nacionale të vendit.
“Bazuar në statistikat e ofruara nga Policia e Kosovës është evidente që edhe bizneset tjera në Kosovë janë duke u ballafaquar me sulme në baza të rregullta dhe i nënshtrohen rreziqeve dhe kërcënimeve të tilla. Prandaj, Shoqata e Bankave të Kosovës i bënë thirrje institucioneve të sigurisë në Kosovë të ndërmarrin masa urgjente dhe të fuqishme kundër këtyre grupeve kriminale për të shpartalluar ato dhe për të siguruar mjedis”, thuhet në komunikatë./
Të tjera
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...