Lajme

Shokuese: Burri i dytë tenton ta përvëlojë e t’ia pres fytin djalit të gruas, në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 23:34 | 22 November 2020

Sot në Stacionin Policor Jugu, në Prishtinë është inicuar rasti Dhunë në Familje.

I njëjti rast ka ndodhur në rrugën “Kalaja e Prizrenit” në kryeqytet.

Ndërsa burime të Indeksonline mësojnë se viktima është L.T, e cila ka deklaruar se sot rreth orës 14:00, derisa ishte në banesën e saj, së bashku me djalin 3 vjeçar dhe bashkëshortin e saj, të dytë, D.Q 50 vjeçar, ky i fundit ka tentuar të ushtrojë dhunë mbi fëmijën.

-Advertisement-

E njëjta ka deklaruar se burri i saj 50 vjeçar, D.Q , e kishte marrë një tengjere me ujë të nxehtë mbi shporet dhe kishte dashur që t’ia hidhte djalit të vogël, ndërsa ajo kishte arritur t’ia largojë tengjerën nga duart.

Më pas ai e kishte kapur thikën e kuzhinës me të cilën kishte dashur t’ia priste fytin djalit të vogël. Ku viktima sërish arrin t’ia merr thikën, ndërsa i dyshuari ia kishte marrë 350 euro nga çanta, para të gatshme dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Në lidhje me rastin, njësiti i hetuesisë ka njoftuar prokuroin kujdestar dhe i njëjti ka udhëzuar që të inicohet rasti Dhunë në Familje nga neni 248 dhe të bëhet përpjekje që të sigurohet personi i dyshuar, (i cili dyshohet të jetë shtetas i Shqipërisë) dhe pastaj të njoftohet sërish për veprime të mëtejshme hetimore

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera