Fun & Video

Shoku e mund në videolojë, 14-vjeçari e vret e thikë

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 29 May 2019

Humb videolojën dhe vret me thikë shokun e tij. 14-vjeçari ukrainas Vasya Turda, djali i një sipërmarrësi të njohur pasanik, vrau me 27 goditje thike, shokun e tij Vasya Pop në shtëpinë e tij, në Nizhnyaya Apsha.

Adoleshenti e kishte ftuar shokun që të provonin një videolojë, në kompjuterin e tij të ri, të cilin ia kishte bërë dhuratë i ati.

Por kur shoku i tij fitoi, 14-vjeçari nuk e priti mirë, rrëmbeu një thikë në kuzhinë dhe e goditi disa herë, deri sa e vrau.

-Advertisement-

Ishte gjyshja e agresorit ajo që zbuloi ngjarjen, duke gjetur shokun e nipit mes një pellgu gjaku. Pavarësisht tentativave për ti ardhur në ndihmë, plagët ishin aq të thella, sa që i shkaktuan vdekjen, shkruan noa.al.

Babai i viktimës, tha se djalit thuajse i ishte këputur koka nga goditjet e thikës, ku njëra plagë niste në njërin vesh dhe përfundonte tek tjetri.

I riu u dënua me 3 vite burg këtë të hënë për krimin e kryer vitin e kaluar, ndërkohë që vendimi u paralajmërua se do të ankimohet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera