Sport

‘Shokon’ ylli i Milanit: Ky është lojtari më i mirë në botë

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 08 October 2017

Sulmuesi i Milanit, Andre Silva, shënoi një gol dhe siguroi një asist për Portugalinë, duke  bërë kështu të shkëlqej për kombëtaren e tij, transmeton ORAinfo.

Sulmuesi 21-vjeçar ishte ylli i shfaqjes pasi Portugalia fitoi 2-0 ndaj Andorës. Ai ka pranuar dhe se bashkëlojtari i tij, Cristiano Ronaldo, është futbollisti më i mirë në botë.

-Advertisement-

“Unë luaj mirë me të gjithë, por natyrisht Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, kështu që natyrisht ai bën dallimin,” tha Andre Silva për televizionin RTP.

Loja e fundit e Portugalisë me Zvicrën do të jetë një kokë më kokë për vendin e parë.

Zvicra kryeson në këtë moment pas një fitoreje 5-2 kundër Hungarisë, në të cilën mbrojtësi i Juventusit, Stephan Lichtsteiner ishte në shënjestër./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera