Shëndetësi

Shokon Snowden: Pacientëve me coronavirus po u vendosen pajisje të mbikëqyrjes

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 27 March 2020

Qeveritë në të gjithë botën po përdorin masa të teknologjisë së lartë të mbikëqyrjes për të luftuar shpërthimin e koronavirusit. Por a ia vlen? Edward Snowden nuk mendon kështu.

Ish kontraktori i CIA-s, i cili kopjoi dhe zbuloi informacione të klasifikuara nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA), paralajmëron se pasi të vendosen këto teknologji në funksion, do të jetë vështirë për t’i larguar ato.

“Kur shohim masat e urgjencës të miratuara, veçanërisht sot, ato kanë tendencë të jenë të ‘palargueshme’, ka thënë Snowden në një intervistë për Copenhagen International Documentary Film Festival.

-Advertisement-

Madje, sipas tij, këto masa kanë tendencë të zgjerohen. Autoritetet do të ndjehen më të qetë me këtë fuqi të re dhe do fillojnë ta pëlqejnë atë.

Në Kinë, siç thuhet më tej, skanuesit termik të instaluar në stacionet e trenave identifikojnë pacientët me ethe, ndërsa në Rusi, sistemet e njohjes së fytyrës i vërejnë njerëzit që shkelin rregullat e karantinës.

Snowden është veçanërisht i shqetësuar për shërbimet e sigurisë dhe teknologjive të tjera të mbikëqyrjes që ata kanë.

“Ata tashmë e dinë se çfarë po shihni në internet”, tha ai. “Ata tashmë e dinë se ku po lëviz telefoni juaj. Tani ata e dinë se çfarë është rrahja e zemrës suaj, çfarë është pulsi juaj. Çfarë ndodh kur fillojnë të përzihen këto dhe të aplikojnë inteligjencën artificiale?”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera