Lajme

Shokon shkencëtari gjerman, koronavirusi nuk është aq i rrezikshëm siç po e bëjnë

Autori: Halil Berisha 14:34 | 29 March 2020

Një mjek e shkencëtar gjerman, Sucharit Bhakdi, ka shpjeguar në detaje punën e Koronavirusit të ri.

I njëjti, në një intervistë, po thotë që nuk është as për afër i rrezikshëm Koronavirusi i ri, sa që thuhet, shkruan gazeta inFokus.

Bhakdi edhe shpjegon se pse në Itali ka kaq shumë vdekje, ndërsa thotë që në fakt, më të rrezikshme në përgjithësi janë masat ekstreme që po merren.

-Advertisement-

Specialist i sëmundjeve dhe një prej shkencëtarëve medicinal më me renome në Gjermani

Intervista me Prof. Dr. Sucharit Bhakdi – Specialist i sëmundjeve dhe një prej shkencëtarëve mjekësor më me renome në Gjermani

Virusët bashkëjeton me njerëzit dhe kafshët në krejt botën. Ata janë shkaktarë për sëmundjet shumë të shpeshta dhe të vogla të frymëmarrjes. Shumë shpesh infektimet janë pa simptoma. Reagimet më të rrezikshme thuajse gjithmonë ndodhin tek më të vjetërit që kanë edhe sëmundje tjera, sidomos të zemrës dhe mushkërive.

Tash një Koronavirus i ri ka shpërndarë frikë në të gjithë botën. Pse? Covid-19 që ka origjinë në Kinë është përhapur shpejtë. Dhe kjo me një numër më të madh të vdekjeve.

Alarmuese ishte Italia e Veriut e cila u bë thuajse njëjtë sikurse Kina. Megjithatë, duhet të thuhet që shumica tjetër e botës patën përqindje të vdekshmërisë shumë më të vogël dhe nuk u arritën këta numra 3.5,4 apo 5%. Për shembull Korea e Jugut ka 1% vdekshmërinë e Anglia 3%.

Pse përqindje të ndryshme të vdekshmërisë?

Kur pacientët kanë tjera sëmundje, virusi nuk mund të fajësohet i vetëm për vdekjet. Kjo vlen edhe për COVID-19 dhe ku duhet të shihen edhe faktorë të tjerë. Faktorë të tjerë për vdekjet, faktorë lokal. Për shembull çka kanë të përbashkët Italia Veriore me Kinën? Përgjigja është ajri i ndotur! Më i ndoturi në botë. Italia e Veriut është Kina e Evropës. Mushkëritë e qytetarëve atje janë dëmtuar përgjatë viteve e dekadave, e për këtë arsye situata atje nuk mund të krahasohet me vendet tjera.

Po me Gjermaninë? Virusi ka ardhë edhe këtu dhe institucionet kanë marrë masa ekstreme për ta parandaluar përhapjen e tij?

Po, është shpërndarë edhe në Gjermani. Kjo në fakt është tragjedi sepse krejt këto masa janë të panevojshme. Duhet të përgjigjemi në disa pyetje. A shkakton virusi sëmundje serioze tek të rinjtë dhe a vret pacientë që nuk kanë sëmundje tjera? Kjo do ta bënte të ndryshëm prej koronavirusëve të tjerë. Dhe përgjigja qartësisht është JO. Ne kemi 10 mijë të infektuar të raportuar deri tash (18 Mars, 2020). 99.5% nuk kanë fare apo kanë simptoma të lehta. Këtu pra e shohim se është jo korrekte të themi që janë 10 mijë pacientë. Këta nuk janë të sëmurë seriozisht! Infeksioni nuk është i njëjtë me sëmundjen. Prej 10 mijë të infektuarve vetëm 50-60 janë seriozisht të sëmurë dhe 30 kanë vdekur deri tash. Në 30 ditë. Pra ne kemi një përqindje të vdekshmërisë prej 1%.

Mundësitë më të këqija janë, që autoritetet po mundohen ta stopojnë është që ne do të kemi 1 milionë raste dhe ndoshta 3 mijë vdekje në 100 ditë. Kjo i bie 30 vdekje në ditë. Qëllimi është të parandalohet kjo.

Krejt këto masa e kanë qëllim parandalimin e përhapjes së viruseve?

Po, por ne po e shohim mundësinë më të keqe, 3 0vdekje në ditë. Këto mund të duken shumë, por mbani në mend që këtu në Gjermani 2 mijë e 200 njerëz mbi 65 vjeçar vdesin çdo ditë. Mbani në mend që shumica e këtyre kanë koronavirus të zakonshëm. Ne nuk e dijmë sa shumë, por le të supozojnë 1%, që sigurisht është më pak se e vërteta. Kjo do të thoshte se do të vdesin 22 njerëz në ditë. Kaq njerëz vdesin çdo ditë.

I vetmi dallim është që ne nuk i themi kësaj “vdekje nga Koronavirusi”, sepse ne e dimë që këta virusa nuk janë shkaktar i madh i vdekjeve, zakonisht.

Pra çka po bëjmë tani është që të parandalojmë këtë numër prej 22 rasteve që të zëvendësohet me 30 raste. Kjo është duke ndodhur.

Ne po frikësohemi që 1 milion njerëz do të infektohen me Koronavirus dhe do të bënte që të vdesin 30 njerëz në ditë, për 100 ditët e ardhshme. Por nuk po na shkon në mendje që 20, 30, 40 apo 100 pacientë me koronavirus normal vdesin çdo ditë tjetër. Pra ne përdorëm masa ekstreme për të parandaluar COVID-19 në vend të koronavirusëve tjerë.

Pra çfarë mendoni për këto masa?

Janë masa të stëmadhuara, absurde dhe shumë të rrezikshme. Qytetarët tanë të moshuar e kanë çdo të drejtë ta mbrojnë vetën që të mos jenë pjesë e atij numri prej 2 mijë e 200 që vdesin çdo ditë. Shoqërimi, eventet, teatri, muzika, udhëtimet dhe kënaqësia, sportet e hobit, krejt këto ndikojnë në zgjatjen e jetës së tyre.

Ndikimi i tmerrshëm në ekonominë botërore rrezikon ekzistencën e shumë njerëzve. Tani shërbimet tek pacientët në nevojë janë reduktuar, operacionet janë ndalur. Krejt kjo do të ketë ndikim në shoqërinë tanë. Krejt cka mund të them është që këto masa janë vetë-shkatërruese për ne dhe do të na qojnë në vetëvrasje kolektive duke u bazuar në asgjë tjetër përveç frikës”./Gazeta inFokus/

Intervista e tij:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera