Sport

Shokon Mbappe: Ky ekip do ta fitojë Ligën e Kampionëve (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 12 September 2017

Futbollisti i Paris Saint-Germain , Kylian Mbappé thotë se është e çuditshme që Juventusi nuk konsiderohet nga favoritët e Ligës së Kampionëve,transmetohet ORAinfo.

“Është e çuditshme, sepse ne gjithmonë flasim për Barcelonën, Real Madridin dhe Bayern Munichun si favoritët kryesorë.

Nuk flitet shumë për Juven, të cilët janë gjithmonë atje, kanë qenë finalistë dy herë në tre vitet e fundit. Luajtja kundër tyre është e vështirë, një bllok i vërtetë.

-Advertisement-

Për të shënuar kundër Juve ju duhet të jeni të përsosur, dhe kjo është ajo që Reali arriti të bëjë në finalen e vitit të kaluar.

Juve, sipas mendimit tim, mbeten në mesin e kandidatëve për të hequr trofeun”, ka thënë Mbappe për në një intervistë te Gazzetta dello Sport.

Kujtojmë që ditë me parë Mbappe kaloi të gjiganti francez PSG për 160 milionë euro. /ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera