Fun & Video

Shokon kongresmeni amerikan, pozon me armë me familjen: Babagjysh, na sill municione

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 06 December 2021

Një kongresmen amerikan shokoi opinionin publik me foton e Krishtlindjeve të realizuar bashkë me familjen e tij, ku shihet që të gjithë të qeshur me armë gjysmë automatike në duar.

Postimi tronditës erdhi vetëm pak pas ditë pas të shtënave vdekjeprurëse në një shkollë të mesme në SHBA. Jehona e asaj ngjarjeje, ku vdiqën 4 vetë nuk është zbehur ende, dhe pikërisht në një kohë të tillë, përfaqësuesi republikan i Kentatucky-t postoi foton polemizuese në Twitter me shkrimin: “Gëzuar Krishtlindjet, të lutëm Santa na sill municione”!

Familjet e prekura nga dhuna e armëve ishin të parat që reaguan ashpër ndaj fotos, e zërave kritike të tyre iu bashkua shpejt edhe politikanë nga të dy kampët e mëdha në SHBA.

-Advertisement-

Por kongresmeni iu përgjigj me mospërfillje disa komenteve të ashpra në Twitter.

Ndërkohë, gjykatësja caktoi shumën prej 1 milion dollarësh të garancisë financiare në këmbim të gjykimit në liri, për prindërit e adoleshentit nga Miçigani, i cili akuzohet për vrasjen e katër nxënësve në shkollën e mesme të Oksfordit, disa orë pasi policia tha se i kishte arrestuar ata në një ndërtesë tregtare, ku ata po fshiheshin.

James dhe Jennifer Crumbley, të përlotur, u deklaruan të pafajshëm ndërkohë që ndaj tyre është ngritur akuza për vrasje pa paramendim, injorim të shenjave paralajmëruese lidhur me ngjarjen në shkollë si dhe mbi qasjen që i kishin siguruar djalit të tyre tek arma me të cilët ai dyshohet se kreu vrasjet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera