Rozë

Shokon Eni Koçi: Jam ende e virgjër, Genci do të jetë mashkulli i parë

Autori: Gazeta inFokus 23:45 | 26 October 2017

​Që prej korrikut kur doli lajmi se ata janë bashkë e deri më sot, Eni dhe Genci janë kthyer në çiftin më të komentuar në media.

Çdo dalje e tyre publike e foto ku kapen mat përbën lajm, edhe pse çifti po përpiqet që lidhjen e tyre ta mbajnë sa më private.

Ndonëse Eni është përfolur edhe më parë për lidhje me personazhe të famshëm, këngëtarja i ka mohuar, ndërsa me Gencin po ndodh ndryshe.

-Advertisement-

Ajo as nuk e ka konfirmuar, e as nuk e ka mohuar lidhjen. Kjo ndoshta sepse Eni po përpiqet që lidhjen e saj të parë ta ruajë sa më private.

Dhe kur themi lidhja e saj e parë, përmendim këtu edhe faktin që Genci është mashkulli i parë për Enin.

Në një intervistë për “Prive” në shkurt të këtij viti, Eni deklaroi se nuk kishte të dashur. E pyetur nga gazetari nëse ishte e virgjër, Eni ngriti duart lart duke lënë të kuptohej se përgjigja është “Po” dhe ndërroi bisedë duke u shprehur: “Dhe që po thoje…”/Xing.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera