Lajme

Shoferi i ish-kryeministrit Dimitriev, “ka ngrënë” 460 euro në ditë në llogari të qeverisë (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 08 July 2017

Për 26 ditë njëri nga sigurimet e ish-kryeministrit teknik, Emil Dimitriev, ka fituar 7.207 euro. Marjan Milloshevski, i cili sipas faturave që posedon Plusinfo, është punësuar si truprojë e kryeministrit në llogari të qeverisë, në periudhën prej 8 mars deri 31 maj këtë vit, ndërsa ka harxhuar 443.275 denarë për shërbime hotelierike.

Vetëm në ditën e fundit të qeverisjes së ish-kryeministrit, më 31 maj 2017 është paguar faturë, në të cilën shihet se në menynë e sigurimit të Dimitrievit ka pasur 69 bukë, 40 copa djathë lope, 34 copa mish derri, 18 bakllava dhe ushqime tjera.

Sipas materialeve të publikuar nga Plusinfo, më 27 prill ditën kur protestuesit sulmuan deputetët në Kuvend, në faturën e Milloshevskit shihet se janë paguar fatura të majme për ushqime të ndryshme.

-Advertisement-

Milloshevski çdo ditë ka paguar fatura të cilat kanë kaluar edhe mbi 28 mijë denarë, gjegjësisht 460 euro para të popullit.

Marjan Milloshevski ka qenë shoferi i ish-kryeministrit, Emil Dimitriev, që thuhet se ka qenë nën kontroll të plotë të Nikolla Gruevskit.

Më poshtë i keni disa dokumente ku shihen faturat që ka paguar shoferi i Dimitrievit./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera