Lajme

Shoferi i urbanit në Prishtinë nisi konflikt me një qytetar: “Nxori edhe armën”, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 16 January 2023

Një konflikt në mes të një punonjësi të autobusit të Trafikut Urban të linjës 4 dhe një shoferi të autobusit ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Në lidhje me këtë rast dyshohej se punonjësi i autobusit ka poseduar armë zjarri me veti e ku kjo gjë edhe është konfirmuar nga ana e Policisë së Kosovës.

Ata në raportin 24 orësh kanë njoftuar se kanë arrestuar personin që ka ndihmuar tjetrin me hedhjen e fishekëve të armës në kontejner të mbeturinave.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ndihmuar një person, duke i marr nga ai fishekët e armës pas kryerjes së veprës penale dhe ka i hedhur në një kontenjer të mbeturinave. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ndryshe siç është raportuar mbrëmë në fjalosje e sipër, një nga personat në autobus i cili ishte punonjës i trafikut urban ka nxjerrur armën të cilën e kishte mbushur me plumba.

“Për fat të mirë ai nuk e shkrepi, por në sy të të gjithë udhëtarëve nxjerr plumbat nga revolja duke ja dhënë kondukterit për ti gjuajtur në bërllog pasi që shoferi i mjetit që ishte ndalur para kishe thirrur policinë. E gjithë ngjarja ka ndodhur në Bregun e Diellit, përkatesisht te xhambazt”, thuhej në një postim nga “Vrojtuesit e Lagjes”./Gazeta Infokus/

Ndodhë në Prishtinë, shoferi i autobusit dyshohet se nxori armën ndaj një qytetari!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera