Lajme

Shoferi i autobusit i prangosur dërgohet para prokurorit në Kroaci

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 26 July 2021

Ditën e sotme, shoferi i arrestuar, nën pranga është përcjellur drejt Prokurorisë në Kroaci.

Video e publikuar nga mediumi kroat ’24sata.hr’, tregon momentin e shoferit kosovar teksa del nga veturat e policisë kroate dhe përcjellet për tek prokurori.

Shoferit 52 vjeçar nga Kosova, i cili dje u raportua se menjëherë pas dorëzimit pranoi se e zuri gjumi në timon dhe si rrjedhojë shkaktoi aksidentin tragjik me 10 kosovarë të vdekur e dhjetëra të plagosur, pritet që sot Gjykata e Qarkut në Kroaci t’i caktojë një masë sigurie.

-Advertisement-

Ai deri para pak çastesh ndodhej në ndalim policor, derisa arrestimi i tij u zyrtarizua gjatë dërgimit për marrje në pyetje nga zëvendësprokurori i Qarkut.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit, ku autobusi me targa kosovare ishte nisur nga Gjermania për në Kosovë, por që u aksidentua në Kroaci.

Nga kjo tragjedi mbetën të vdekur 10 persona, mbi 40 të lënduar, por që dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera