Fun & Video

Shoferi fatlum! Momente tmerri/ Pema gjigante bie mbi makinë, kamera filmon gjithçka (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 23 October 2020

Një pemë gjigante ra mbi veturën e një babai që ishte nisur në shkollë për të marrë të birin, por që mrekullisht i shpëtoi më të keqes edhe pse pema i shkatërroi veturën Volkswagen që kap vlerën e 20 mijë eurove.

Adrian Stefaniu, 40 vjeç ishte nisur për në shkollën e të birit Alex, 13 vjeç, kur befasisht një pemë përfundoi mbi veturën e tij në Chelmsford të Essexit, Angli.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia ka nxjerrë nga vetura Stefaniun, i cili ka shpëtuar pa ndonjë lëndim. Adrian thotë se ndihet njeriu më me fat në botë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera