‘Shoferi’ 8-vjeçar, mësoi makinën duke parë video në ‘Youtube’

Autori: Gazeta inFokus
18:08 | 02 May 2017
Një djalosh 8-vjeçar në Ohajo çoi motrën e tij të vogël tek një dyqan “McDonald” me makinën e prindërve pasi kishte mësuar ta ngiste mjetin duke parë video në “Youtube”.
Mediat lokale në Ohajo thanë se policia mori shumë telefonata nga banorët e zonës që raportuan për një fëmijë që po ngiste makinën. Stafi në restorant ndërkohë mendoi se ishte në shënjestër të ndonjë shakaje televizive kur kanë parë djaloshin 8-vjeçar dhe motrën e tij të vogël që ndaluan tek dritarja e shërbimit.
Dëshmitarët okularë që lajmëruan policinë thanë se djali i vogël nuk shkeli asnjë semafor dhe drejtimi i makinës nga ai nuk kishte asnjë të metë. Një nga oficerët e policisë që mbërriti në vendngjarje tha se ishte e pabesueshme ajo që ndodhi, pasi djali i vogël ngau makinën për një distancë prej rreth 3km dhe nuk shkaktoi asnjë aksident.
I pyetur nga policia, ai tha se kishte mësuar të ngiste makinën duke parë video në “Youtube” pasi motra e tij e vogël kishte shprehur dëshirën për të shkuar tek McDonalds. Duke ngarë makinën ai kaloi katër kryqëzime, shina treni dhe mjaft kthesa.
Pasi qerasën fëmijët me hamburgerat e merituar, policia lajmëroi prindërit e tyre që ishin në gjumë kur dy fëmijët nisën aventurën e tyre.

Të tjera
-
Akuzohet se ia plotësoi përgjigjen në test kandidatit për mësues, deklarohet i pafajshëm zëvendësministri i Mbrojtjes
Në Gjykatën Themelore në Prizren, të premten, i akuzuari Adnan Rexheplar, zëv...
-
Njoftimi i pazakontë i kompanisë së ujësjellësit”Prishtina”
Kompania e ujësjellësit KRU Prishtina ka dalë me një njoftim të pazakontë. ...
-
Drejtori i Policisë shkon në veri të vendit
Sot në orët e paradites drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend...
-
Molliqaj i fton për bashkëpunm katër parti opozitare për ta kundërshtuar qasjen e Kurtit në dialog
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka dërguar ftesë b...
-
Parlamenti Europian do të votojë për vizat më 17 prill
Një nga institucionet e Bashkimit Europian, Parlamenti Europian, pritet të vo...
-
Kurti i njofton ambasadorët për marrëveshjen, ua kërkon votat për anëtarësim në KE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka njoftuar për bisedimet e Ohrit amba...
-
OKB: Thatësira ekstreme në Somali vetëm vitin e kaluar ka vrarë 43 mijë persona
Rreth 43,000 njerëz mund të kenë vdekur në Somali vitin e kaluar pas disa sez...
-
Incident në Bruksel, Murati thotë se BE s’e lejoi Kosovën pa fusnotë në konferencën e donatorëve
Bashkimi Evropian është nikoqir i një konferencë donatorësh për tërmetin në T...
-
Haxhiu viziton strehimoren e viktimave të dhunës në familje në Pejë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar strehimoren e viktimave t...
-
Thirrjet e Trump për protesta, çfarë po ndodh me mbështetësit e ish-Presidentit amerikan? VOA: Disa nga besnikët e tij më të flaktë…
Thirrjet e ish-Presidentit Donald Trump për protesta përpara ngritjes së mund...
-
Studentët e cilit universitet po eksplorojnë planetin Mars?
A e keni ditur se ASU është duke eksploruar Marsin? Profesorët, hulumtuesit, ...
-
Mbulohet aktorja që publikoi videon e gruas që u rrah në Pejë: Nuk e kam problem edhe nëse nuk punoj
Kaltrinë Zeneli, aktorja që denoncoi publikisht duke shpërndarë pamjet në Fac...