Lajme

Shndërrohet në muze shtëpia që shërbeu si objekt i gjimazit “Sami Frashëri”

Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 22 August 2018

Shumë familje gjatë viteve të 90- ta lëshuan shtëpitë e tyre, për zhvillimin e mësimit shqip.

Ndër to ka qenë edhe familja Aliu nga Prishtina, të cilët shtëpinë e tyre prej 13 dhomave vendosën ta shndërrojnë në gjimnaz- Gjimnazi “Sami Frashëri” dikur.

Fadil Aliu, është njëri nga pasardhësit e kësaj familje, rrëfen për RTV Dukagjinin në detaje se si erdhi deri tek iniciativa e babait të tij, që shtëpia e tyre, t’i kontribuojë arsimit shqip.

-Advertisement-

“Unë kisha dëshirë të shkojë në shkollë, por me thënë të drejtën dhoma ime të bëhej klasë, kjo nuk më pëlqente. Unë pritsha të dal në shtëpi të re dhe të kem dhomën time ku do të mësoja i qetë. Por kushtet ishin të tilla, dhe kur ndalem e mendoj nuk jam penduar që kamë dhënë shtëpinë për shkollë, sepse ishte një moment kthese në rezistencën e asaj kohe”, deklaron Fadil Aliu, përcjell Telegrafi.

Në mënyrë që të mos ndërpritej mësimi shqip, familja Aliu vendosi të lëshojë shtëpinë e saj për shkollë.

“Nevoja për shkolla ka qenë shumë e madhe. Unë isha në vitin e dytë, ndërsa motra në të tretin dhe ne protestonim çdo ditë para shkollave që autoritetet serbe nuk na lejonin të hynim. Një ditë më pyeti babai, çka do të bëni pasi nuk po ju lejojnë të hyni në shkolla. I thashë që e kam pyetur kujdestarin se çka do të vendoset, ai më ka thënë se nuk kemi ku të mblidhemi për të vendosur çka më tutje. Babai më tha po le të vijnë te shtëpia jonë dhe të mblidhen. Ne sapo e kishim përgatitur shtëpinë për banim, dhe pasi unë njoftova kujdestarin, ai njoftoi drejtorinë dhe ata u mblodhën në shtëpinë tonë”, rrëfen më tej Fadil Aliu.

Pas disa vitesh familja Aliu u dashtë të vendos përsëri për shtëpinë e tyre, por kësaj here nëse ajo do t’i jepej shtetit për muze.

“Shtetit të Kosovës iu dashtë 19 vite për të marrë një vendim, që tash po duket më serioz nga ana e Komunës së Prishtinës. Ata morën një iniciativë për të shndërruar shkollën në muze”, thotë pasardhësi i familjes Aliu.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera