Lajme

“Shmangni kontaktin me kafshët e egra”, Ministria e Shëndetësisë jep këshilla se si të mbroheni nga Lija e Majmunëve

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 27 August 2024

Ministria e Shëndetësisë ka ndarë disa këshilla dhe rekomandime për qytetarët se si të mbrohen nga Lija e Majmunëve.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, Ministria e Shëndetësisë  këshillon qytetarët se në rast se kanë simptoma, të izolohen dhe të kërkojnë kujdes mjekësor.

“Po ashtu, të shmangin kontaktin me kafshët e egra.

-Advertisement-

E dini si të mbroheni nga Lija e Majmunëve? Ja disa këshilla:

Nëse keni simptoma, izolohuni dhe kërkoni kujdes mjekësor. Informoni kontaktet e ngushta dhe shmangni kontaktin me kafshët e egra.

Praktikoni higjienë të mirë, shmangni kontaktin e ngushtë dhe merrni vaksinën nëse ju ofrohet.

Qëndroni të sigurt dhe të informuar!”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera