Lajme

Shkurti i pa mëshirshëm, 5 të vdekur e rreth 1000 të lënduar në rrugët e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 03 March 2018

Gjatë muajit shkurt pesë persona kanë mbetur vdekur dhe 844 të tjerë janë lënduar në aksidente të ndryshme në rrugët e Kosovës.

Policia gjatë muajit shkurt ka shqiptuar 22.765 mijë gjoba për kundërvajtësit në trafik.

Këto statistika janë bërë të ditura në njoftimin e Policisë së Kosovës dërguar medieve.

-Advertisement-

Pra, në total kanë ndodhur 983 aksidente prej të cilave 372 kanë përfunduar me persona të lënduar. Ndërsa, 608 aksidentet e tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.

“Policia e Kosovës vazhdon të kërkojë dhe njëherit të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të ju përmbahen dispozitave ligjore, të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, për të garantuar një siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarësit në rrugë, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Lajmi.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera