Rozë

Shkurte Fejza hyn në politikë? Flet bashkëshorti i saj rreth spekulimeve të fundit

Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 15 May 2017

Në prag të zgjedhjeve të reja, partitë politike në Kosovë, tashmë janë vënë në lëvizje për të inkuadruar brenda strukturave të tyre analistë politikë, gazetarë, pjesëtarë të shoqërisë civile e madje edhe këngëtarë.

Ftesa për t’i hyrë politikës ka marrë edhe këngëtarja e njohur e muzikës popullore në Kosovë, Shkurte Fejza. Madje janë disa parti kosovare që i kanë dërguar ftesë asaj për t’iu bashkuar politikës.

Partia e fundit që e ka ftuar këngëtaren Shkurte Fejza për t’iu bashkuar në rrugëtimin politik ka qenë Lëvizja Vetëvendosje.

-Advertisement-

Lajmin për ftesat partiake ndaj këngëtares e ka konfirmuar vet për Express, bashkëshorti i Shkurte Fejzës, Hajrush Behluli.

Ai ka thënë se gruaja e tij për momentin nuk ka ndonjë ambicie për të hyrë në politikë.

“Zakonisht partitë ofrojnë ftesa, thërrasin për çdo ditë. Duan ta kenë emrin e saj në parti. Çdo ditë të gjitha partitë po bëjnë ftesa për ta pasur Shkurten në subjektet e tyre”, ka thënë për Express, bashkëshorti i këngëtares kosovare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera