Rozë

Shkurte Fejza fiton çmimin “Këngëtarja më e mirë shqiptare në Turqi 2024”

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 22 October 2024

Këngëtarja e njohur shqiptare Shkurte Fejza ka fituar çmimin si këngëtarja më e mirë shqiptare në Turqi 2024.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Instagram ajo ka falënderuar të gjithë shqiptarët që jetojnë në Turqi që e kanë votuar.

“Ju që gjuhën shqipe e mësuat nga ninullat e nënave tuaja dhe e ruajtët këtë gjuhë të bekuar përmes këngëve tona”, shkroi ndër të tjerash.

-Advertisement-

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Çmimi -Këngëtarja më e mirë shqiptare -në Turqi 2024. @bestofrumeli. Falenderim dhe mirënjohje për të gjithë ju shqiptarët që jetoni në Turqi që më votuat për këngëtare të vitit, ju që lindet e u rritet larg vendit të baballarëve dhe gjyshërve tuaj. Ju që gjuhën shqipe e mësuat nga ninullat e nënave tuaja dhe e ruajtët këtë gjuhë të bekuar përmes këngëve tona. Falemnderit edhe juve që edhe kur nuk e dini gjuhën shqipe por këngët e mia këndoni bashkë me mua siç ishte rasti mbrëmë. Me miliona keni votuar për mua dhe me miliona herë ju përshëndes dhe ju falënderoj”.

 

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy