Lajme

Shkupjani që kërkohej nga autoritetet belge, arrestohet në Morinë

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 14 July 2021

Një 38-vjeçar me banim në Shkup është arrestuar në pikën kufitare të Morinës për llogari të drejtësisë belge

Në pranga ka rënë Gjelal Ferati. Policia thotë se ai ishte dënuar me 3 vjet burg në Belgjikë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja”.

“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bruksel/Belgjikë, pasi autoritetet gjyqësore në Antwerp, Belgjikë e kanë dënuar me 3 vite burg për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja”, parashikuar nga legjislacioni penal i Belgjikës”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera