Lajme

Shkup, mbahet akademi solemne për 28 Nëntorin

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 28 November 2017

“Shqipëria dhe populli shqiptar janë përfshirë në një luftë tjetër, për t’u bërë edhe institucionalisht pjesë e Evropës”, tha ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka.

Për nder të Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nën patronatin e kryetarit të partisë, Ali Ahmeti, ka mbajtur një akademi solemne e cila tradicionalisht mbahet më 28 nëntor, raporton Anadolu Agency (AA).

Në prani të mysafirëve të shumtë, ministra qeveritarë nga partia e Ahmetit dhe diplomatë nga Tirana dhe Prishtina të akredituar në Shkup, me një fjalë rasti u drejtua ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, i cili duke folur për kontekstin historik të shqiptarëve, tha se formimi i shtetit të Kosovës së fundmi është një dëshmi e luftës së shqiptarëve për të drejtat e tyre kombëtare.

-Advertisement-

Sot, tha Reka, Shqipëria dhe populli shqiptar janë përfshirë në një luftë tjetër, për t’u bërë edhe institucionalisht pjesë e Evropës, duke shtuar se fatmirësisht, në këtë rrugëtim ne nuk jemi vetëm, sepse jemi bashkë me shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Në këtë rrugëtim të realizimit të synimeve euro-atlantike kemi në krah edhe Maqedoninë, pozita e së cilës gjithnjë e më shumë po forcohet dhe në këtë drejtim ky vend mik, ka mbështetjen e Shqipërisë, sepse në nuk mund të bëjmë vet”, tha Reka për të shtuar se zgjedhjet parlamentare dhe lokale të mbajtura në Maqedoni flasin se vendi është në rrugën e duhur si një shoqëri e shëndoshë multietnike, dhe se mes Maqedonisë dhe Shqipërisë nuk ka çështje të hapura, që më së miri reflektohet përmes mbledhjes së përbashkët të dy qeverive që do të realizohet së shpejti.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij, tha se festa e sotme është meritë e veprimtarisë së ilegales shqiptare nga Maqedonia dhe Kosova dhe sakrificës së gjeneratave të kaluara dhe ushtrive Çlirimtare Kombëtare nga historia e mëvonshme, të cilat kanë mbajtur gjallë palcën e kombit.

Megjithatë, tha Ahmeti, pas ndryshimeve si rezultat i luftërave të shqiptarëve dhe ndihmës së NATO-s, SHBA-ve dhe BE-së, përgjegjësinë për të ardhmen e kanë shqiptarët.

“Përgjegjës për të ardhmen jemi vet ne, se si do i drejtojmë gjërat për shtete më të mira, më të organizuara dhe më të përparuara me standarde të cilat ne na afrojnë me BE-në dhe NATO-n. Askush nuk është fajtor që ne mos të ecim përpara, pengesa nuk kemi për arsim dhe shëndetësi më të mirë, sepse vetëm ashtu do ta nderojmë historinë tonë”, tha Ahmeti.

Në solemnitetin e sotëm për aspektin historik të 28 Nëntorit foli historiani Nuri Bexheti, ndëra e tërë akademia u pasuarua më një program artistik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera