Lajme

Shkup, 33 aksidente gjatë fundjavës, një i vdekur dhe 27 të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 04 September 2017

Fundjavën e kaluar në territorin e Shkupit kanë ndodhur gjithsej 33 aksidente komunikacioni, ku në një ka humbur jetën një person, ndërsa në tre aksidente tjera rëndë janë lënduar tre persona, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime më të lehta.

Në nëntë aksidente tjera janë lënduar më lehtë 23 persona, ndërsa në 20 tjera është shkaktuar vetëm dëm material, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Policia gjatë fundjavës ka sanksionuar 97 shoferë, të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë , shoferë kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 8 tjerë kanë kaluar në ngjyrën e kuqe të semaforit.

-Advertisement-

Gjithsej 58 shoferë kanë drejtuar mjetet e tyre pa leje për vozitje, ose makina të paregjistruara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera