Shkumbin Mehmeti i përgjigjet Prokurorisë, ja çfarë thotë përmes një letre
Autori: Gazeta inFokus
15:48 | 14 January 2018
Ditë më parë bujë të madhe bëri deklarata e Shkumbin Mehmetit, lidhur me vrasjet politke të pasluftës në Kosovë.
Mehmeti përmes deklarimit në një nga mediumet kosovare foli me emra rreth atyre se kush kë aranzhoi për të vrarë pas luftës përmes një grupi kriminal, në të cilin bënte pjesë edhe ai.
Ndër të tjerash ai pati deklaruar se kishte shprehur gatishmërinë për të dëshhmuar për të gjitha këto raste por që sipas tij gatishmëria e gjyqësorit në vend nuk ishte si duhet.
Prokuroria ditë më vonë është deklaruar për të dënuarin, Shkumbin Mehmeti duke thënë se me kohë ka ndërmarrë veprime konkrete lidhur me deklarimet e tij dhe se sipas tyre e vërteta është se ai përmes policisë ka pohuar se kërkon të jap informacione lidhur me disa vrasje.
Gjithashtu thuhet se Prokuroria menjëherë ka autorizuar policinë që të marrë në pyetje, tani të dënuarin Shkumbin Mehmeti por që i njëjti policisë ia ka kushtëzuar dëshminë, duke kërkuar që Prokuroria parapkaisht të ndikojë në prishtjen e aktgjykimit të plotfuqishëm, me të cilin është dënuar me burg prej 30 vjetësh.
Sot, i dënuari Mehmeti përmes një deklarate të dërguar në media është shprehur se në shumë raste kur ka pasur kontakte me prokurorë dhe policë por jo çdoherë ka kërkuar rigjykim, jo për çdo rast por që sipas tij prokurorai e shteit nuk ka qenë e gatshmë të arrijë marrëveshje me të.
Sipas tij ishin pikërisht vendimet e Gjykatës Themelore dhe asaj Supreme që janë marrë nën ndikim të politikës, dhe kryesve të vrasjeve nga frika se nëse ai lirohet do të bashkëpunojë me prokurorinë për ndriçimin e vrasjeve tjera politike, siç është rasti i Tahir Zemajt, Smajl Hajdarajt dhe Sebahate Tolajt.
Kjo është deklara e plotë e Mehmetit :
Unë, Shkumbin Mehmeti, njoftoj publikun se në vitin 2012, përmes policisë së Kosovës i kam dërguar materiale, deklarata dhe videoinçizime, kryeprokurorit të shtetit Ismet Kabashit, për hetimin e vrasjeve të pasluftës, me theks të vecantë për rrafshin e Dukagjinit. Mirëpo po përmes policisë Ismet Kabashi më ka kthyer përgjigje se nuk guxon t’i hetojë këto raste.
Në ndërkohë, për rastin në të cilin unë jam i dënuar, kam filluar bashkëpunimin me prokurorinë e EULEX-it, kurse për rastet tjera, kam pasur kontakte me policinë e Kosovës, dmth për zbulimin e vrasjeve të pasluftës – vrasjeve politike, dhë është normale që kam kërkuar të kem rigjykim.
Me datën 27.01.2017, gjatë takimit me prokurorin e Prukurorisë Speciale të Kosovës, Haki Gecajn e kam tërhequr kërkesën time për rishikim, por kam kërkuar që benefitet dhë ligji të jetë në favorin tim, dmth, të kem përfitime me ato që i lejon ligji, që do të thotë të aplikohët ligji më i favorshëm për mua. Prokurori më ka thënë se do konsultohem me ligjin dhe të njoftoj, por, unë që nga ajo ditë e deri më sot, nuk kam marrë përgjigje nga prokurori.
Kam pasur edhe kontakte tjera me prokurorë dhe policë dhe jo çdoherë kam kërkuar rigjykimin, jo për cdo rast, por prokuroria e shtetit nuk ka qenë e gatshme që të arrijë marrëveshje me mua.
Sa i përket zbutjes së jashtëzonkonshme të dënimit, prokuroria e EULEX-it , pasi ka bërë rihetimin e rastit për të cilin jam dënuar unë, ka ardhë në përfundim së unë nuk kam kryer vrasje dhe ka kërkuar të këtë zbutje të jashtëzakonshme te dënimit dhe të më heqet akuza e vrasjes, por Gjykata Supreme e Kosovës e ka refuzuar kërkesën e prokurorit për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit. Poashtu prokurori i EULEX-it në vitin 2014 ka dhënë mendim pozitiv lidhur me kërkesën që ka bërë avokati im për rishikim të procedurës penale, pasi që janë gjetur prova të reja, por Gjykata Themelore e kryesuar nga Hamdi Ibrahimi e ka refuzuar kërkesën e avokatit dhe pëlqimin e prokurorit për rishikim të procedurës.
Vendimet e Gjykatës Themelore dhe Gjykatës Supreme janë marrë nën ndikimin e politikës dhe kryerësve të vrasjeve politike, nga frika se nëse unë lirohem do të bashkëpunojë me prokurorinë për ndriçimin e vrasjeve tjera politike, siç është rasti i Tahir Zemajt, Smajl Hajdarajt dhe Sebahate Tolajt.
Unë jam i shantazhuar nga gjykatat vendore, pasi që ligjin e aplikojnë në disfavor timin edhe nuk lejojnë zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit apo rigjykimin, të cilat janë kërkuar dhe mbështetur edhe nga Prokuroria Speciale e EULEX-it, nga frika se mund të jem dëshmitar i ndriçimit të vrasjeve tjera politike.
Kërkesën time me pëlqimin e prokurorit të EULEX-it për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit, dhe vendimet skandaloze të Gjykatave do t’i publikojë në të ardhmen e afërt
E them me përgjegjësi penale dhe morale se vendimet e Gjykatës Supreme janë ndikuar direkt nga bandat e Ramush Haradinajt, është fakt se dy ditë pasi është zgjedhur kryeministër Haradinaj, Gjykata Supreme e Kosovës me vendim të jashtëligjshëm e ka liruar nga burgu Faik Shaqirin, i cili ka një aktakuzë të ngritur për vrasjen e policëve, për të cilët unë jam dënuar dhe është njëri nga vrasësit e Sebahate Tolajt dhe Tahir Zemajt.
Unë jam duke pritur përgjigje nga Gjykata Kushtetuese lidhur me vendimet e Gjykatës Supreme, e cila nuk lejon zbutjen e dënimit edhe pse ka prova të reja dhe është e mbështetur edhe nga prokurori dhë kryeprokurori i EULEX-it.
Për hir të familjeve të viktimave, që janë viktima të këtij grupi kriminal dhe për shkak të proceseve të Kosovës që ka mbetur peng i këtyre vrasjeve, gjithëherë do të jem i gatshëm të bashkëpunojë me prokurorinë, por për formën dhe formatin do të konsultohem me avokatin tim dhe gjatë javës do të dalë me një përgjigje tjetër.

T� tjera
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...


































