Lajme

Shkumbin Demaliaj lirohet nga arresti shtëpiak

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 27 October 2018

Deputeti i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Shkumbin Demaliaj, është liruar edhe nga masa e arrestit shtëpiak.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i deputetit Demaliaj, Arianit Koci.

“Po është liruar dhe nuk ka asnjë masë ndaj tij tashmë”, ka thënë Koci për Express.

-Advertisement-

Demaliaj fillimisht ishte mbajtur në paraburgim pas deklarimeve të tij të cilat ishin konsideruar si kërcënim në drejtim të ish-prokurorit Elez Blakaj.

Më pas i ishte vendosur masa e arrestit shtëpiak. Me datë 4 tetor i ishte ndryshuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak. Edhe deputeti tjetër i NISMA-së, Milaim Zeka dje ishte liruar nga masa e arrestit shtëpiak.

Të dy ishin arrestuar për kërcënime publike në media ndaj prokurorëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera