Shkulje flokësh e gjak në hundë- Si u keqtrajtua 4-vjeçarja me aftësi të kufizuara nga logopedi në Podujevë
Autori: Gazeta inFokus
13:11 | 14 Gusht 2023
Besart Sokoli logoped nga Podujeva po dyshohet se ka keqtrajtuar një vajzë 4-vjeçare. Rasti ka ndodhur të shtunën në ordinancën private “Logomedicus”. Sokoli është arrestuar nën dyshimet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj 4-vjeçares të cilës ia ka shkulur flokët dhe lënduar hundën. Viktima është me aftësi të kufizuara. Insajderi sjell detaje.
N.S (iniciale të ndryshuara nga redaksia) është 4-vjeçarja e cila dyshohet se u keqtrajtua nga logopedi Besart Sokoli në Podujevë. Ajo kishte filluar të shkonte në seanca në klinikën “Logomedicus” që nga 30 qershori i këtij viti.
Deri në gjashtë ditët e para gjithçka po shkonte mirë, më pas N.I kishte nisur të refuzonte dhe të qante sa herë merrte rrugën për tek logopedi.
Babai i viktimës në një prononcim për Gazetën Insajderi ka treguar detajet e ngjarjes. Ai ka thënë se shenja dhunë në trupin e fëmijut të tij ishin vrejtur në fund të javës së kaluar.
“Nga data 30.6 e këtij viti e kemi çu në seancë të logopedi, ka pas tre herë në javë terminin ka 30 minuta. Në gjashtë ditët e para u shku mirë mo ka pritu, çdo herë gruaja e ka çu e ka marrë. Ajo më ka tregu se u hy tu kajt e u dal tu kajt. Ditën e enjte gruaja e ka hetu që nuk është në rregull, të premten e ka pa që i ka do shenja dhune po nuk na e ka kap truni që mundet me ndodhë kjo. Të shtunën kur ka hy brenda e ka gjet çikën tu u ngre përpjet se s’ka guxu as me kajt është vetëm 4 vjeçare. E ka gjet me gjakë në hund dhe flokët e shkulura. I ka thënë logopedit çka m’i ke bo vajzës ai i ka thënë kam ushtru presion ma shumë se që duhet”, ka thënë R.S.

Po ashtu R.S ka bërë të ditur se 4-vjeçarja është me aftësi të kufizuara. Ajo nuk dëgjon mirë dhe ka një implant koklear.
“Logopedi i ka pranu të gjitha përmes telefonit, nuk e di qysh bëhet ky llojë presioni. Unë e kam thirrë në telefon ai më ka thënë veç më fal e pyetja a ja bënë këtë gjë fëmiut tënd më tha jo. Unë e kam lajmëru rastin në polici, vajza është me aftësi të kufizuara e ka problemin që nuk dëgjon është me implant koklear ja kemi ngjitë në fund të dhjetorit e kemi pas në Turqi e kemi operu, me këtë dëgjon, gjithçka kam bërë me të holla të mija. Doktor Dukagjini më ka sugjeru me çu te logopedi nuk e kam prit që kanë me më dal telashe”, ka theksuar prindi i 4-vjeçares.Tutje, ai ka treguar se personalisht nuk është në gjendje të mirë që nga dita e shtunë.

“Mu çka më ka ndodhë është si me vdek”, përfundoi R.S.
Pas denoncimit, Besar Sokoli është arrestuar nga policia ndërsa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve ndaj të dyshuarit dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore per zbardhjen e rrethanave të rastit.
Gjatë dhënies së deklaratës në stacionin policor, Sokoli e ka pranuar se ia ka shkulur flokët vajzës derisa ka qenë duke e trajtuar.

T� tjera
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...


































