Lajme

“Shkrumb e hi”, pamje të tmerrshme nga aksidenti tragjik i autobusit shqiptar në Bullgari

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 23 November 2021

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sofje të Bullgarisë ku një autobus i Maqedonisë që po dyshohet se ishte me udhëtarë shqiptarë ku humbën jetën 46 prej tyre.

Në pamjet e publikuara shihet se autobusi është djegur tërësisht, shkruan Gazeta Infokus.

Derisa kryeministri i Maqedonisë pasi ka biseduar me një të mbijetuar ka thënë se i njëjti ka deklaruar se është dëgjuar një shpërthim i madh dhe ai së bashku me 7 të tjerë kanë kërcyer nga dritarja e autobusit.

-Advertisement-

Zaev po ashtu ka dhënë detaje të tjera duke thënë se nga viktimat 12 prej tyre janë të moshës nën 18 vjeç.

i thotë se ka arritur të bisedojë me njërin nga personat e vendosur në spitalin “Pirogov”.

“Ai më tha se ka dëgjuar eksplodim. Ai dhe gjashtë të mbijetuarit e tjerë i kanë thyer dritare e autobusit dhe kanë arritur të ikin dhe të shpëtojnë. Viktimat e tragjedisë janë të moshës prej 25-30 vjeç, ka edhe fëmijë. Tragjedia është e madhe”, tha Zaev.

Në këtë fazë nga autoritetet maqedonase nuk pritet hetim paralel.

“Ju besojmë kolegëve tanë bullgarë. Nëse u duhet ndihmë, jemi të gatshëm të ndihmojmë në hetim. Tani më e rëndësishmja është të shohim t’u ndihmojmë të lënduarve”, tha Zaev.

Në vazhdim mund të gjeni pamjet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera