Lajme

“Shkrumb e hi”, 12 kioska u dogjën nga zjarri i mbrëmshëm te Tregu i Gjelbër në kryeqytet

Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 09 June 2023

Pronarët e 12 bizneseve që kanë vepruar në hapësirat e Tregut të Gjelbër në kryeqytet, u ballafaquan me humbje të mëdha, shkaku i zjarri që shpërtheu aty.

Gjithçka është shndërruar në shkrumb e hi, por brenga e tyre është tek hapat tutje.

“Ne prej kësaj kemi mbijetese, ushqim, bukë krejt. Fëmijë të vegjël kemi në shtëpi e nuk di si do të ja bëjmë”, ka thënë pronarja e biznesit.

-Advertisement-

Vlera e dëmit, sipas një pronari tjetër, shkon në dhjetëra mijëra euro.

Nuhi Krasniqi, pronar i biznesit ka thënë se “Kemi pësu dëm prej 34 mijë euro, ka pas dekorime, tesha kombëtare, çiftelia, sharkia, dekorime kombëtare në përgjegjësi edhe fetare”.

Detaje se çka kishte ndodhur natën e së enjtës dhanë edhe zjarrfikësit e Prishtinës.

Abdusamed Shkodra nga zjarrfikësit e Kosovës ka thënë se “Fatbardhësisht nuk ka pas dëme në njerëz apo të lënduar. Dëme materiale ka pasur, prej zjarrit janë përfshirë diku mbi 12 kiosqe apo lokale. Për dëme ne nuk kemi bërë, pritët të dal komisioni nga komuna”.

Mëngjesin e së premte, për të kuptuar shkaktarët e zjarrit në vendin e ngjarjes janë parë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, por nga KEDS, por që nuk janë dhënë detaje shtesë gjatë së premtes.

Në vendin e ngjarjes gjatë ditës u pa edhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, që u ka premtuar pronarëve se për ta do të gjendet një zgjidhje nga drejtoritë përkatëse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera