Shkrimtari serb: Njohja e Kosovës nga Serbia do të ndodh, herët ose vonë
Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 29 November 2022
Edhe pse në Serbi nuk ka politikë të njohjes së Kosovës, është e nevojshme që shoqëria serbe të ballafaqohet me këtë çështje, thanë për RTK-disa nga autorët e edicionit të ri të “Buletinit Stanar”, që trajton temën e Kosovës, duke analizuar nëse fjala njohje mund të dëgjohet në Serbi pa frikë dhe në përputhje me liritë politike.
Njohja formale e Kosovës nga Serbia do të ndodhë herët a vonë, thotë shkrimtari Dejan Atanackoviq në një intervistë për RTK-në. Siç thekson ai, Kosova ka parlamentin e saj, qeverinë dhe pushtetin ekzekutiv në të gjithë territorin, dhe me pëlqimin me Serbinë një sërë marrëveshjesh të nënshkruara, që flet për një çështje të statusit të zgjidhur zyrtarisht.
“Çështja nuk është se duhet ta njohim pavarësinë e Kosovës, por të njohim realitetin serb dhe pjesë e këtij realiteti është se Kosova është shtet i padiskutueshëm. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme për shoqërinë serbe është momenti i njohjes formale, diçka që patjetër do të ndodhë herët a vonë dhe nuk është e parëndësishme se kush do ta bëjë njohjen formale dhe në çfarë mënyre”, thotë Atanackoviq.
Atanackoviq është një nga autorët e edicionit të fundit të “Buletin Stanar”, i Grupit për Politikë Konceptuale, kushtuar një teme që konsiderohet e padëshirueshme në Serbi: “A është e mundur të mendosh njohjen e Kosovës nëse je serb?”
Sipas Atanackoviq, Serbia duhet të kuptojë se pavarësia e Kosovës është rezultat logjik i politikës katastrofale serbe të viteve ’90.
“Është një politikë me të cilën shoqëria serbe nuk është përballur kurrë plotësisht dhe aktorët e së cilës janë edhe sot në pushtet”, thekson ai, duke shtuar se është e nevojshme të konsolidohen forcat e mbledhura rreth së vërtetës në Serbi, për t’u shpjeguar qytetarëve të Serbisë pse është e rëndësishme të ndalen politikat e populizmit.
Ai ka vlerësuar se në lidhje me Kosovën nuk po bëhet asnjë luftë politike, “por se regjimi në Beograd po kryen terror ndaj serbëve në Kosovë”, dhe se veriu i Kosovës është “fushë për operacione kriminale”.
“Opozita në Serbi duhet të luajë një rol aktiv në ofrimin e mbështetjes publike për serbët nga Kosova, në përkrahjen e forcave politike që punojnë për integrimin e popullatës serbe në institucionet e Kosovës dhe në fund ky duhet të jetë mesazh për publiku në Serbi”, thotë Atanackoviq.
Sipas tij, është e nevojshme që aktorët politikë të jenë të vetëdijshëm për realitetin dhe kjo, sipas tij, është me shumicën e partive opozitare.
“Aty askush nuk beson në përralla për kthimin e Kosovës në kornizën kushtetuese dhe ligjore të Serbisë, thjesht duhet të dalim para qytetarëve me të vërtetën, sepse duam apo s’duam e vërteta është këtu dhe më shpejt ose më vonë ajo do të arrijë tek ne, në masën e saj të plotë, është e rëndësishme vetëm se si ne si shoqëri do ta përballojmë atë të vërtetë. Pra, mendoj se në përgjithësi është me të vërtetë vendimtare që opozita qytetare, evropiane dhe demokratike të ndalet me politikën e shmangies së realitetit”, thotë Atanackoviq.
Siç thekson ai, është me rëndësi kyçe që politika ndaj Kosovës të bazohet në interesa të përbashkëta, siç është integrimi evropian.
“Është e rëndësishme të përkrahet hyrja e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, si Interpoli dhe OKB-ja, sepse është në interes të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë, dhe pastaj duhet theksuar se pse është e rëndësishme të ndërtohen marrëdhënie të mira, të punohet për pajtim, për hyrje të përbashkët në BE, sepse kjo është një nga interesat më të mëdha të përbashkëta të Kosovës dhe Serbisë”, thekson Atanackoviq.
Branisllav Dimitrijeviq, historian i artit dhe një nga autorët e Buletinit, thotë për RTK-në se në këtë botim flitet për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, serbëve dhe shqiptarëve, përtej asaj që është politika zyrtare dhe modelit të trashëguar të politikës së vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës.
Dimitrijeviq vë në dukje narrativën e i gjithëpranishëm kundër shqiptarëve dhe nevojën për të kuptuar se çfarë çoi në këtë realitet në të kaluarën.
“Problemi më i madh është në njëfarë mënyre mohimi i ekzistencës së shqiptarëve në përgjithësi, në vend që të mendohet se në atë territor serbët dhe shqiptarët duhet të jetojnë në bashkëjetesë. Sot qarqet patriotike po i kthehen idesë për kthimin e Kosovës në Serbi. Po i kthehemi diçkaje që ishte shkaku i gjithë kësaj, që është represioni institucional dhe policor, pas së cilës u krijua diçka që është shtet i pavarur”, shpjegon Dimitrijeviq.
Sipas tij, në Serbi ekziston frika që të thuhet diçka që nuk është në përputhje me politikën zyrtare.
“Shtetet mund ta njohin njeri tjetrin ose nuk duhen, nuk është çështje njohjeje, kjo është çështje marrëdhëniesh, a duhet të fillojmë të flasim për atë tabu. Shumë njerëz e shohin atë shumë të rrezikshëm dhe shmangin të thonë atë që mendojnë në të vërtetë. Është një situatë e rrezikshme, tensione të tmerrshme që e mbajnë rob këtë vend dhe këtë shoqëri”, thotë Dimitrijeviq.
“Një fjalë e folur pak më ndryshe do të thotë që mund të të bjerë një tullë në kokë”, tha ai duke shtuar se situata do të normalizohet kur të fillohet një dialog për këtë temë, dhe kur të dëgjohen mendime të ndryshme.
Ndryshe, më 28 nëntor në Beograd është mbajtur një konference ku është prezantuar “Buletini Stanar” me titullin “A është e mundur të mendosh njohjen e Kosovës nëse je serb”. Pjesëmarrësit theksuan se në Serbi është me rëndësi ballafaqimi me faktet dhe për të lejuar shprehjen e lirë të mendimeve për Kosovën e që janë të ndryshme nga politika zyrtare.
Të tjera
-
Sot u ngrit aktakuza e dytë ndaj Nagip Krasniqit, Kurti e mbron fuqishëm: Ai i ka çmendur me suksese kundërshtarët
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish kryeshefit të KEK’ut, ...
-
Kurti: E kam menduar vizitën në Hagë, por faktori kryesor që më ka ndaluar është se duhen plotësuar shumë formularë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për emisionin RTK PRIM...
-
Sulmi në Iber-Lepenc, Kurti: Partnerët tanë nuk po duan ta fajësojnë Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për qeverisjen e tij katërvjeça...
-
Punonjësit e policisë në Shqipëri shpërblehen me 100 euro për festat e fundvitit
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, pas mbledhjes së sotme të qeverisë deklaroi...
-
“Veç sa e falem jacinë bashkë”, Fatmir Latifaj tregon kush është viktima në Shipol, ishte duke u kthyer nga xhamia kur u godit
Një person me bicikletë është goditur nga një veturë para pak minutash në Shi...
-
Dita e Veteranit, kandidati për deputet, Shahin Dervishaj, merr pjesë në takimin me veteranët e Skenderajt
Kandidati për deputet nga PDK-ja, afaristi, Shahin Dervishaj, ka marrë pjesë ...
-
Serbi: Dënohen prindërit e një nxënësi që vrau 10 veta në një shkollë në Beograd
Një gjykatë në Serbi dënoi të hënën prindërit e një të riu, i cili vitin e ka...
-
Gjobë dhe konfiskim i patentë shoferit ndaj dy shoferëve që kryen gara të jashtëligjshme në Mitrovicë
Policia e Kosovës në Mitrovicë ka identifikuar dhe marrë masa ndaj dy shoferë...
-
Hamza me premtime në Ditën e Veteranit: Rriten 50 % përfitimet e të gjitha kategorive të luftës
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka uruar Ditën e ...
-
Koreja e Jugut urdhëron inspektim të linjave ajrore pas aksidentit të rëndë
Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut Choi Sang-mok urdhëroi të hënën një in...
-
Aktakuzë kundër tre personave për krime lufte ndaj popullsisë civile në Kosovë
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë nda...
-
Fluturimi Tiranë-Hamburg devijon dhe ulet në Vjenë, pasagjerët zbulojnë arsyen
Një fluturim Tiranë-Hamburg ka devijuar nga itinerari i tij dhe ka zbritur në...