Lajme

Shkrimtari Agron Tufa kujton Çapriqin si një nga poetët më të mirë të poezisë shqipe

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 15 January 2018

Shkrimtari nga Tirana, Agron Tufa, përmes një shkrimi ia ka dhënë lamtumiren e fundit poetit dhe profesorit Basri Çapriqi, i cili vdiq dje në moshën 58-vjeçare.
Ai e ka quajtur Çapriqin si një nga poetët më të mirë të poezisë shqipe, duke sjellë në vëmendje disa nga poezitë më të bukura që ai la pas vetes, transmeton Gazeta Express.

“Do të na duhet të mësohemi me “veprën e pandreqshme të vdekjes”, të flasim me folje të kohës së shkuar për një nga poetët më të mirë të poezisë shqipe, për profesorin, mikun, prindin, bashkëshortin, njeriun e qetë, të heshtur e të thellë, Basri Çapriqin… Ai la pas një vepër solide letrare, ishte pikë referenciale për poezinë bashkëkohore shqiptare, me një zë e intonacion të vetin, origjinal, të pangatërrueshëm me askënd tjetër. Na la në një moshë relativisht të re, në kulm të energjive krijuese. Le të ngushëllohemi me atë art të pashkatërrueshëm nga koha që Basriu la pas vetes, një “Dritare të hapur”, siç thotë titulli i një prej poezive të tij, për të parë detin (metaforik) ashtu si heroi i “Milosaos” së De Radës. Le ta kujtojmë largimin e tij, siç besoj unë, në Përjetësi, me një cikël poezish nga pena e tij… Lamtumirë mik e mjeshtër!” ka shkruar Tufa.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera