Shkrime nga ditari që iu gjet Astrit Deharit në burg
Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 17 October 2019
Me 30 gusht të viti 2016 ishte arrestuar Astrit Dehari, bashkë me katër aktivistë të tjerë të Lëvizjës Vetëvendosje nga një operacion të forcave speciale, pasi që dyshoheshin se kishin organizuar sulmin me granatë hedhës në Kuvendin e Kosovës.
Atij më pas i ishte caktuar masa e sigurisë, ndërsa ishte dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
E brenda këtyre mureve të rrethuara me gjemba njëzetegjashtë vjeçari, Astrit Dehari kishte edhe ditë të lumtura.
Dita e gjashtë e muajit nëntor të vitit 2016 ishte dita më e gëzuar e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit.
Në këtë ditë ai mori lajmin më të mirë të jetës së tij, gruaja e tij Arta ia kumtoi lajmin se do bëheshin prindër.
E këtë ditë Astriti e kishte shënuar edhe në ditarin e tij.
“Sot pata në vizitë babën, Artën dhe Emrush Xhemajlin, vizita ishte e këndshme. Arta më gëzoi me një lajm, madje po frikësohem të gëzohem. Është shiku te mjeku, është në javën 7-8 të shtatzanisë dhe frytit i janë dëgjuar të rrahurat e zemrës. Lajm i mirë për mua të gëzohem.
Arta dukej mirë dhe më tha se ka diçka të re.,sipas kësaj që po më thonë nuk po hetohemi për armë”
E gjatë kohës kur Dehari kalonte kohën brenda qelinë u kujdes të mbante shënime nga përditshmëria e këtu nuk mungonin aktivitetet e Lëvizjes e të rejat e skenës politike.
“Sot pati pati zhvillime të reja. Kishim lajme që tregojnë ngjeshje të agjendës politike në Kuvend.
Kadri Veseli i parlajmëroi dy gjëra, ai na tregoj se demarkacioni do të jetë shumë shpejt në rend dite. Madje tha se deri tash kjo çështje moti është dashur të mbyllet duke na fajësuar neve për mos miratim të deritashëm”.
Por, në ditarin e tij ai ishte kujdesur të shkruante edhe gjëra të tjera.
Madje, Astrit Dehari kishte përshkruar edhe dyshimin për hetimet rreth rastit që po akuzohej ai bashkë me katër aktivistë të Vetëvendosjes.
“Përshtypja ime se cfarë do të ndodhë këtyre ditëve
Duke pasur parasysh se kanë kaluar fix 44 ditë nga arrestimi besoj se policia e prokuroria kanë avancuar me hetime. Po ashtu besoj se janë duke nderuar raste dhe vetë mënyra të paraqitjes së rastit do të jetë e planifikuar.
Ditët e arrestimit tonë ishin spektakël, sipas asaj që na kanë treguar për diku 3 ditë kemi qenë top lajme si terroriste, janë ekspozuar armë gjatë konferencave”
Këto janë vetëm disa nga letrat që Astrit ka shkruar gjatë qëndrimit në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Ndonese ishte duke e pritur të bëhej baba, Astrit Dehari nuk e priti ditën të merrte në duar vajzën.
Ai vdiq në rrethana misterioze brenda kësaj qendre paraburgimit, fix një muaj pasi që mori lajmin se ai dhe gruaja e tij do bëheshin prindër.
Dehari u gjet i vdekur në qelinë e tij.
Ndërkohë, T7 i ka siguruar edhe komplet dosjen e kësaj ngjarje.
Në këto fotografi përshkruehet në detaje se cfarë ishte gjetur në qelinë, ku Astrit Dehari ishte gjetur i vdekur.
Këtu shihen disa nga gërvishtjet që ka pasur i ndjeri në trup.
E në një tjetër foto paraqiten lëndimet në kokë, dorë, krahë e në pjesën e parakrahut.
Ndërkohë, këtu ishte gjetur edhe ky sapun me ngjyrë të kuqe përmbi që dyshohet të jetë gjak dhe këto brisqe.
E në qelinë e Deharit ishte gjetur edhe ky laps kimik, një najlon në formë litari, sfungjer brenda këmishës e të tjera.
Poashtu këtu ishte gjetur edhe kjo shishe mjalti, e ky peshqir i gjakosur.
Të tjera
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...
-
Festë me tupana në Tetovë, Fronti Evropian shpall fitoren
Rezultatet e para në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut flasin pë...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Dalin rezultatet në Tetovë
Në komunën e Tetovës deri më tani janë numëruar 61.620 vota nga gjithësej 86....
-
Ky është rasti për të cilin u hakmor i riu që e goditi për vd*ekje 44-vjeçarin në Pejë
Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, k...
-
Numërohen 38% të votave, këto janë rezultatet e para
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-z...
-
‘Vr*asje me qëllim hakmarrje’, ky është i dyshuari që e goditi për vd*ekje një person në Pejë
Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, k...
-
Arrestohet burri që i su lmoi dy gra në një parking të Prishtinës, dyshohet se i shkaktoi dy aksidente
I dyshuari që sulmoi fizikisht dy gra në një parking në rrugën “Sylejman Voks...