“Shkove t’i nuk je më ministër, është fundi”, përplasje mes Hotit e Muratit

Autori: Gazeta inFokus
15:30 | 23 February 2024
Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku është duke raportuar Ministri i Financave, Hekuran Murati, lidhur me borxhin publik për vitin paraprak, pati polemika mes tij dhe deputetit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti.
Diskutimet erdhën pasi ministri Murati ishte duke raportuar në lidhje me borxhin publik në vend, për çfarë tha se ka shënuar ulje për herë të parë në historinë e Kosovës.
“Është hera parë në histori të këtij vendi që ka ulje të nivelit të borxhit publik”, ka thënë Murati.
Ndërkaq, Hoti i është drejtuar Muratit duke thënë se është viti i fundit që do e ushtrojë këtë pozitë.
“Shkove t’i nuk je më ministër, edhe këtë vit edhe shkon, bëhet një ministër tjetër”, tha Hoti.
Mes tjerash, Hoti ka pyetur pse nuk është përfunduar vlerësimi i kreditorëve.
“Për korrektësi profesionale duhesh të njohësh meritën e qeverive të kaluara…Me sa di unë ende nuk është kryer vlerësimi i kreditoreve në mënyrë që me dalë në tregje të hapura, e mandej të flasim për norma të interesit…Cila është arsyeja pse janë anuluar, në prill në maj e qershor, shtator e nëntor, ankandet e letrave me vlerë…Ndonjëherë është burrni, korrektësi të pranoni çfarë nuk keni arrit të bëni dhe çfarë duhet të bëhet tutje”, ka thënë Hoti.
Për këtë Murati është shprehur se do të ketë rritje në kreditor, duke thënë se duhet të ketë besim në këtë çështje.
“Do të ketë rritje në kreditor, do të bëhet, diçka që s’është bërë nga asnjë qeveri më herët do të bëhet kësaj radhe, keni besim”, tha Murati.
Se nuk ka shënuar ndonjë rezultat sa i përket borxhit publik kjo qeveri, e tha edhe deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj. Sipas tij, ajo që i mungon kësaj qeverie është disburismi i mjeteve në investime kapitale.
“Sa i përket këtij raporti mund të pajtohem që ju e keni mirëmbajt, por jo që keni ndonjë rezultat sa i përket borxhit publik, sepse nga shifrat që shohim jemi kthyer në vitin 2019 e mos të flas për vitin 2018 që kanë qenë më të ulëta. Pajtoj që viti 2020 ka qenë vit i vështirë i pandemisë dhe nuk mund të krahasohen shifrat me atë vit, por pajtoj që borxhi publik i Kosovës është më i ulëti në rajon, jo falë kësaj qeverie, por çdoherë ka qenë kështu. Dhe Kosova ka hapësirë mjaft të madhe me gjitha këto kërkesa për investime që sërish ta rrisë borxhin publik, nuk mendoj se duhet të krenohemi që keni ulur borxhin me gjitha këto kërkesa enorme për investime kapitale, dhe ajo që i mungon kësaj qeverie është disburismi i mjeteve në investime kapitale”, tha Lekaj.

Të tjera
-
“Artane Rizvanolli po rren”, drejtoresha e RTV 21 i reagon ashpër ministres për “tregun e hapur energjetik”
Drejtoresha e RTV 21, Afërdita Saraçini- Kelmendi, i ka reaguar ashpër minist...
-
Aksidenti në Polluzhë të Drenasit, kjo është gjendja e të riut që ishte në veturë me 24-vjeçaren
Gjendja e të riut që u aksidentua në Polluzhë të Drenasit është stabi...
-
Bajrami kërkon hetim pas deklaratës së Rizvanollit: Çmimi i MWH-së nga 64 mund të kalojë në 260 euro
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar hetim pas deklaratës së minis...
-
Sulmi me dronë, Zelensky: Veprimet e Ukrainës padyshim që do të hyjnë në librat e historisë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur për herë të parë në lidhj...
-
Kjo është 24-vjeçarja që vdiq pas aksidentit në Polluzhë të Drenasit
Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi...
-
“Tregu i hapur energjetik”, Rafuna: Asnjë fabrikë të dielën nuk punon, çmimi i energjisë arrin në 64.3 euro për megavat
Sot ka hyrë në fuqi tregu i lirë energjetik siç e quan Qeveria, përkundër kun...
-
Shefi gjerman i Mbrojtjes: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve të ardhshme
Anëtarët e aleancës perëndimore të NATO-s duhet të përgatiten për një...
-
Haradinaj: Gëzuar ditëlindjen, mik i madh i yni, William Walker
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar ditëlindjen e ish-ambasadorit...
-
Një vjet nga vdekja e kolonel Zejnullah Prokshit, përurohet pllaka përkujtimore për nder të tij
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë në nj...
-
Inteligjenca artificiale përbën një kërcënim më të madh për punët që mbahen nga gratë
Sipas një raporti të fundit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), mbi ...
-
Të shtëna masive në Karolinën e Veriut, një person vdes – 11 plagosen
Një person vdiq dhe 11 të tjerë u plagosën nga të shtënat masive në...
-
Rusia konfirmon se Ukraina kreu sulme me dronë në aeroporte
Ministria ruse e Mbrojtjes e ka pranuar se pati sulme nga Ukraina në aero...