“Shkoni në Arabi kujt s’i pëlqen Evropa”, Gëzim Kelmendi i reagon me gjuhë të rëndë Rron Gjinovcit
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/07/Screenshot_20-600x3601-1.png)
Autori: Gazeta inFokus
23:01 | 13 July 2022
“Kujt si pëlqen Kosova, Evropa, urdhnoni në Arabi”, ishin fjalët e Rron Gjinovcit, për të cilat reagoi me gjuhë të rëndë kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelemendi.
Një video është bërë virale dje në rrjetet sociale në Kosovë e në Shqipëri, ku nga pamjet e publikuara shihet një vajzë teksa argëtohet me dy djem në një klub nate në Shqipëri. Analisti Rron Gjinovci i quajtiskandalozë dhe primitivë personat që e kritikojnë vajzën në fjalë.
Pas komenteve të shumta që mori, Gjinovci u reagoi ndjekësve të tij duke u thënë “Kujt si pëlqen Kosova, Evropa, urdhnoni në Arabi”.
Kelmendi përmes një shkrimi në Facebook tha se këto fjalë i kishte thënë edhe Aleksandar Rankoviq e Sllobodan Millosheviq.
Kelmendi thotë se është i mësuar me reagimet e tyre dhe kurrë nuk është dorëzuar, andaj sipas tij, mbrojtja e moralit ka qenë gjithmonë vlerë dhe virtyt i popullit tonë.
Postimi i plotë i Gëzim Kelmendit:
“Shkoni në Arabi, shkoni në Turqi” kishte thënë edhe Rankoviqi, edhe Millosheviqi, edhe Mladiqi e Karaxhiqi!
Një popull nuk e shkatërron rënia e ekonomisë, por e shkatërron rënia e moralit.
Të gjitha pushtetet e pasluftës edhe ky i fundit në Kosovë, punuan që rinia jonë të zhveshet nga vlerat morale. Dhe kjo në emër të “emancipimit dhe demokracisë”.
Kur dikush nga qytetarët e kundërshton shthurjen dhe degjenerimin, vjen reagimi i famshëm i disa oponentëve “shkoni në Arabi”.
“Shkoni në Arabi, shkoni në Turqi” kishte thënë edhe Rankoviqi, edhe Millosheviqi, edhe Mladiqi e Karaxhiqi.
Por, ku janë ata sot?
Ne jemi mësuar me reagimet e tyre, por kurrë nuk jemi dorëzuar.
Mbrojtja e moralit ka qenë gjithmonë vlerë dhe virtyt i popullit tonë.
Gëzim Kelmendi
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/06/AlejtinBerisha-UNI.jpg)
Të tjera
-
Gjykata Themelore e Prishtinës e dënon Goran Rakiqin me 3 muaj burgim me kusht dhe 1 mijë euro gjobë
Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 3 muaj burgim me kusht dhe 1 mi...
-
KRU “Prishtina” nis shkyçjet në objektet që kanë borxhe
Kompani Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka nisur një aksion të ri që fok...
-
Gjenden tre mjete shpërthyese të tipit A-6 dhe rreth 100 fishekë në Dejnë të Rahovecit
Tre mjete të dyshuara shpërthimi janë gjetur dje nga një burrë në Rahovec. ...
-
Investimi 5.5 milionësh transformon klinikën e Gjinekologjisë
Klinika e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka marrë ...
-
50 vendet ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza
Kosova dhe Izraeli nënshkruan më 18 qershor një marrëveshje për heqjen recipr...
-
Pesë raste të dhùnês në familje për 24 orë, një grua kānoset në Qendrën për Punë Sociale
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24 orësh, të Polic...
-
Burri u rrāh me një person tjetër, gruaja nga Gjilani merr lëndime pasi provoi t’i ndajë
Një grua ka marrë lëndime pasi ka ndërhyrë për të ndarë bashkëshortin e saj q...
-
REL: Borrell rekomandon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri,...
-
Gjendet pa shenja jete një grua në Gjakovë
Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Gjakovë. Policia ...
-
Togeri i FSK-së merr çmimin ‘Honor Graduate’ në SHBA
Toger Arbnor Haxhani ka përfunduar me rezultate të larta Kursin Bazik për Ofi...
-
Vrạsje në tentativë në Podujevë
Janë arrestuar tre burra në Podujevë pasi pas një mosmarrëveshje mes veti kan...
-
Goran Rakiq del para gjykatës
Politikani serb nga Kosova Goran Rakiq ka dalë sot para Gjykatës Themelore në...