Lajme

Shkon në pesë numri i të vrarëve në sulmin me hark në Norvegji

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 14 October 2021

Pesë persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë lënduar në Norvegji, pasi një burrë përdori hark me shigjeta për t’i sulmuar ata.

Policia fillimisht mori informatë për një sulm në qytezën Kongsberg, në jugperëndim të kryeqytetit Oslo, në orën 18 e 13 minuta të së mërkurës. Një burrë 37-vjeçar danez është arrestuar nën dyshimin se është autor i sulmit, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Forcat e sigurisë besojnë se i dyshuari e ka kryer sulmin i vetëm dhe do të zhvillojnë hetime për të parë nëse veprimi ka qenë akt terrorist, tha një zëdhënës.

-Advertisement-

Kryeministrja në largim, Erna Solberg, tha se lajmi për incidentin ishte tmerrues. “E kuptoj që shumë njerëz janë të frikësuar, por është më rëndësi që të theksohet se policia e ka nën kontroll situatën tash”, tha ajo në një konferencë për gazetarë.

Reklamë

Thuhet se sulmuesi nisi t’i qëllonte njerëzit brenda një dyqani ushqimor. Njëri nga të lënduarit ishte polic jashtë detyrës, që kishte rastisur në dyqan në kohën e sulmit.

Komandanti i policisë lokale, Oyvind Aas, konfirmoi se sulmuesi fillimisht arriti t’i ikte policisë në përballjen fillestare para se të arrestohej përfundimisht në orën 18 e 47, vetëm 34 minuta pas fillimit të sulmit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera