Lajme

Shkon në mbi 3.88 miliardë numri i dozave të vaksinës COVID-19 të administruara në mbarë botën

Autori: Gazeta inFokus 06:44 | 27 July 2021

Mbi 3.88 miliardë doza të vaksinës së COVID-19 janë administruar në të gjithë botën deri më tani, me Turqinë e renditur midis dhjetë vendeve me më shumë doza të administruara.

Sipas ‘Our World in Data’, vendi ku për herë të parë u shfaq koronavirusi në vitin 2019, Kina, renditet e para në të gjithë botën me mbi 1.55 miliardë doza të administruara të vaksinës, duke u ndjekur nga India me pothuajse 433.2 milionë doza të administruara.

Lista vazhdon kryesisht me vendet perëndimore, me SHBA-në që ka administruar rreth 341.8 milionë doza, Brazilin me rreth 131.9 milionë, Gjermaninë me rreth 89.4 milionë, Mbretërinë e Bashkuar me rreth 83.7 milionë, Japoninë me rreth 77.3 milionë dhe Francën me rreth 68.1 milionë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera