Shkon në Gjykatë aktakuza kundër M.B, kishte kërcënuar një gazetar
Autori: Gazeta inFokus
13:29 | 04 Nëntor 2017
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj M.B i cili në muajin korrik të këtij viti kishte kërcënuar me jetë gazetarin e KTV-së, Kushtrim Kadriu.
Në aktakuzën e dorëzuar gazetarit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, thuhet se: ”Me 10.07.2017, rreth orës 12.15, zyra e deskut informativ të televizionit KTV në Prishtinë kishte pranuar një telefonatë nga i pandehuri i cili fillimisht nuk ishte prezantuar por ishte ankuar për kronikën në të cilën ishte raportuar për rastin e një kontesti pronësor të familjes së tij të dhënë një ditë më parë në KTV dhe i njëjti me qëllim të frikësimit kishte kanosur të dëmtuarin Kushtrim Kadriu më fjalët: ” se edhe nëse një herë ai gazetari i juaj (Kushtrim Kadriu) si qoban apo bari çka është ai, ku e keni gjetur, merret me këtë rast, thuaj se do ta rrezikon kokën e vet”, me ç’rast tek i dëmtuari ka shkaktuar ankth, frikë dhe pasiguri për jetë”.
Sipas aktakuzës, M.B ka kryer veprën penale ”Kanosje”, nga neni 185 par.1 të KPRK-së e që parasheh; “Kushdo që seriozisht e kanos personin tjetër me fjalë, vepra apo gjeste se do t’i shkaktoj ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit te personi i tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj”.
“Kolegu Kushtrim Kadriu ishte kërcunar pasi kishte raportuar për rastin e Mihrije Berishes e cila kërkonte nga gjykata që pas vdekjes së bashkëshortit t’i njihej pjesa e shtëpisë ku jeton”, njofton AGK.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të monitorojë nga afër këtë rast deri në një vendim përfundimtar të gjykatës. Po ashtu AGK, kërkon nga sistemi i drejtësisë dhe hetuesia që të trajtojnë të gjitha rastet e gazetarëve në kohë të shpejt dhe në mënyrë efektive, pasi që aktualisht në vendin tonë është krijuar ambient i pasigurt për të ushtruar profesionin e gazetarit.
AGK inkurajon të gjithë kolegët gazetarë që t’i paraqesin rastet e kërcënimeve apo veprave të tjera penale që kryhen ndaj tyre pranë institucioneve përkatëse.

T� tjera
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
































