Shkon në 89 numri i viktimave nga zjarret në Havai
Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 13 August 2023
Numri i viktimave nga zjarret në Maui të Havait ka arritur në 89, përderisa autoritetet kanë paralajmëruar se përpjekjet për të gjetur dhe identifikuar viktimat janë ende në fazat fillestare.
Zjarret në Maui janë fatkeqësia më vdekjeprurëse natyrore në Shtetet e Bashkuara për më shumë se një shekull.
Ekipet e kërkim-shpëtimit dhe qentë e angazhuar në këto përpjekje kanë mbuluar vetëm 3 për qind të zonës së kërkimit, tha shefi i policisë në Maui, John Pelletier.
“Kemi një zonë që duhet ta kontrollojmë prej të paktën 5 mije katrorë e që është e mbushur me më të dashurit tanë”, tha ai, duke shtuar se numri i viktimave ka të ngjarë të rritet pasi “asnjëri prej nesh nuk e di ende shkallën” e kësaj fatkeqësie.
Zjarret që nisën ditë më parë kanë rrafshuar qytetin e vjetër të Lahainës.
Pelletier tha se identifikimi i viktimave është jashtëzakonisht sfidues sepse “sapo ne marrim mbetjet mortore, ato shpërbëhen”. Ai shtoi se dy persona deri më tani janë identifikuar.
“Kjo është fatkeqësia më e rëndë natyrore që Havai ka përjetuar ndonjëherë”, tha guvernatori Josh Green, teksa pa nga afër shkatërrimet nga zjarri.
“Ne vetëm mund të presim dhe të mbështesim të mbijetuarit. Fokusi ynë tani është të bashkojmë njerëzit dhe t’iu ofrojmë strehim, kujdes shëndetësor dhe më pas të nisim rindërtimin”.
Të paktën 2.200 ndërtesa janë dëmtuar apo shkatërruar në Mauin Perëndimor, tha Green, dhe 86 për qind e tyre ishin ndërtesa banimi. Ai shtoi se në mbarë ishullin, dëmet vlerësohet se janë afër 6 miliardë dollarë. Sipas guvernatorit, do të “duhet një kohë e gjatë” për rimëkëmbje.
Të paktën dy zjarre të reja kanë shpërthyer në Maui, por ende nuk është raportuar për viktima.
Për shkak të zjarreve, të paktën 4.500 banorë që janë evakuuar kanë nevojë për strehim, thanë zyrtarët.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të japin mostra të ADN-së në mënyrë që të mund të identifikojnë viktimat.
Numri i ri i viktimave ka tejkaluar numrin e viktimave nga zjarri në veri të Kalifornisë më 2018, kur vdiqën 85 persona. Një shekull më parë, në veri të Minesotës nga një zjarr kishin vdekur qindra persona.
Zjarret në Havai janë fatkeqësia më e madhe natyrore në dekada, duke tejkaluar edhe cunamin e vitit 1960, që la të vdekur 61 persona.
Sipas të dhënave të menaxhimit të emergjencave në Havai, nuk ka pasur sirena para se zjarret të kaplonin qytetet. Zyrtarët u kanë dërguar banorëve mesazhe në telefona mobilë, dhe kanë njoftuar përmes televizioneve dhe radio-stacioneve. Por, në kohën e shpërthimit të zjarreve ka pasur ndërprerje të energjisë dhe të linjave të komunikimit.
Zjarret janë përkeqësuar edhe më shumë për shkak të thatësisë dhe erërave të fuqishme të shkaktuara nga një uragan që ka kaluar afër Mauit.
Qyteti më i goditur është Lahaina, ku janë shkatërruar pothuajse të gjitha ndërtesat. Ky qytet është shtëpi e 13.000 banorëve./REL
Të tjera
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...
-
PDK sot mban tubim elektoral në Ferizaj
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj...
-
Moti sot: I vranët dhe me reshje të borës, temperaturat deri në 0 gradë Celsius
Ko Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot...
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...