Lajme

Shkon në 68 numri i të vdekurve nga rrëzimi i avionit në Nepal

Autori: Gazeta inFokus 07:30 | 16 January 2023

68 të vdekur ka shkaktuar rrëzimi i një avioni në Pokhara, një qytet turistik në Nepalin Qendror, sipas autoriteteve, ndërsa katër persona janë të zhdukur.

Përplasja ndodhi, ndërsa avioni po përpiqej të bënte ulje në një aeroport të sapohapur, duke shkaktuar ngjarjen më tragjike në 30 vitet e fundit në vendin aziatik.

Aeroplani mbante 68 pasagjerë dhe katër anëtarë ekuipazhi, raportoi gazeta Kathmandu Post, duke cituar një zëdhënës të Yeti Airlines, linja ajrore që operonte fluturimin. Në aeroplan bëhet me dije se kishte pasagjerë evropianë, ndërsa deri më tani është konfirmuar se në të ndodheshin pesë shtetas indianë, katër rusë, dy koreanë, një australian, një argjentinas, një irlandez dhe një francez.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera