Lajme

Shkon në 65 numri i të vdekurve nga tërmeti në Kinë, qytetarët në Sichuan në mbyllje nga Covid

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 06 September 2022

Ka shkuar në 65 numri i personave që kanë humbur jetën në Kinë nga tërmeti I rëndë 6.6 ballë në jugperëndim të vendit.

Tërmeti goditi në orën 13:00 me orën lokale të hënën në provincën Sichuan, në një thellësi prej 10 km (6 milje).

Lëkundjet e mëdha shkëputën linjat e telekomunikacionit dhe shkaktuan rrëshqitje dherash që sollën “dëme serioze”.

-Advertisement-

Ndërkohë rreth 21 milionë njerëz në kryeqytetin e Sichuan, Chengdu, javën e kaluar u urdhëruan të qëndrojnë në shtëpi për shkak të rregullave të Covid.

Epiqendra e tërmetit ishte në Luding, një qytet në një rajon të largët malor që ndodhet rreth 226 km në jugperëndim të Chengdu.

“16 persona të tjerë u zhdukën dhe 50 u plagosën,” raportuan autoritetet.

Lëkundjet tronditën ndërtesat në Chengdu dhe në mega-qytetin fqinj të Chongqing, duke lënë rrugë të bllokuara dhe duke ndërprerë linjat e komunikimit në zonat ku jetojnë më shumë se 10,000 banorë.

Goditjet detyruan gjithashtu disa termocentrale të mbyllen në zonat e Garze dhe Ya’an, tha CCTV.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera